Janë mbi 5000 mijë viktimat e tërmeteve 7.8 dhe 7.5 ballësh që prekën Sirinë e Turqinë orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, siç raportojnë mediet. Të dhënat ndryshojnë çdo minutë, ndërsa ende po kërkohen njerëz nën rrënoja, mes mijëra ndërtesave të shembura. Janë 13, 5 milionë banorë që jetojnë në këto zona që preken drejtpërdrejtë nga këto dëme katastrofike humane si dhe materiale. Shumë shtete janë solidarizuar me këtë fakt, sikundër edhe personalitete në fusha të ndryshme. Mes njerëzve të letrave, në vendin tonë ka shprehur ngushëllimin për viktimat edhe shkrimtari Visar Zhiti, i cili siç tregon, u ka shkruar personalisht edhe dy kolegëve të tij, poetit turk Ataol Behramoglu dhe atij sirian Adonis, prej të cilëve ka marrë një përgjigje ku shprehet dhimbja e pikëllimi për jetët e humbura në vendet e tyre.
Statusi i plotë i shkrimtarit Visar Zhiti:
“Tërmet në Turqi dhe Siri, ngjarje tepër e rëndë, me mijëra janë të vrarët e nxjerrë nga gërmadhat e shumta, të plagosurit, por edhe fëmijë, për fat ndërkaq janë shpëtuar plot jetë njerëzore…
Bashkohemi me dhimbjen e pupullit turk e atij sirian. Si ta shrehja këtë? Mbase nëpërmjet poetëve, që njoh… Dhe i shkruajta poetit turk Ataol Behramoglu, një tragjedi e vërtetë, më pergjigjet anglisht, vend pa fat, thotë, me shpresë dhe dëshpërim presim të nxjerrin nga gërmadhat njerëz panumur...
Në Paris jeton poeti sirian Adonis, i mbërriti mesazhi i dhimbjes time dhe m’u kthye falenderimi i tij i pikëlluar…
Lutemi së bashku për popullin turk dhe sirian, ta kalojnë sa më shpejt këtë tragjedi. Popujt të gjithë janë pranë tyre…”, shkruan shkrimtari.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2864
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Për një gjysmë ëndrre të Fatos Arapit dhe tonën…
16 Tetor 2023, 15:21
-
Në Kryeministri...
14 Shtator 2023, 20:47
-
Ngjarje e personazhe realë, përmes letërsisë së Visar Zhitit në ‘Rrugët e ferrit’ të Spaçit! Shkrimtari, zë dhe për bashkëvuajtësit: Ku mbaronte dhimbja ime, niste e tjetrit!
14 Shtator 2023, 16:52
-
Lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri, ku humbi gjithë familjen e saj! Vajza që përloti botën është sot 6 muajshe dhe gëzon shëndet të plotë
6 Gusht 2023, 10:46
-
Fjalë të miat dhe fytyra ime prej Shkodre…
16 Maj 2023, 13:28
-
Lajmi i ikjes dhe vepra që jeton…
15 Prill 2023, 10:52
-
‘Fëmijës së sapolindur, prindërit i vunë emrin e paraardhësit, Nebil Çika, i cili do të shikohej me inat nga komunistët…’/ Refleksionet e Visar Zhitit
14 Prill 2023, 07:36
-
FOTOT: Në radhë për të marrë ushqimin, pamje nga Turqia pas tërmetit fatal
21 Mars 2023, 14:32
-
I mbijetuari i kampeve naziste që u burgos 20 vite nga komunistët, poezia e shkruar nga Kudret Kokoshi
21 Dhjetor 2022, 07:15
-
SPECIALE/ Nga fëmijëria te puna në Vatikan, Visar Zhiti, poeti që shkroi në çdo rrethanë, rrëfehet për 70-vjetor: Ata na donin skllevër, me vargje krijonim lirinë!
9 Dhjetor 2022, 20:51
-
70-vjetori i Visar Zhitit, mbi gjysmë shekulli krijimtari në Bibliotekën Kombëtare, miqtë rrëfejnë poetin: Nga poezia e parë te arrestimi, na mësoi si jetohet dhimbja
5 Dhjetor 2022, 18:13
-
Si sollën kinezët gripin ‘Hong Kong’ në Tiranë, mjeku i njohur tha se vdiqën 300 persona
13 Gusht 2022, 21:42