‘Më mirë vonë se kurrë’, Brazili nis vaksinimin anti-COVID të qytetarëve

‘Më mirë vonë se kurrë’, Brazili nis vaksinimin anti-COVID të qytetarëve

Monica Calazans infermierja 54-vjeçare që u vaksinua e para

BRAZILI- Ditën e djeshme Brazili i cili është një ndër vendet më të prekura nga pandemia, ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-COVID kineze Sinovac dhe atë britanike, AtraZeneca.

Ndërkohë ditën e sotme ka nisur vaksinimin i qytetarëve dhe njeriu i cili mori dozën e parë të saj ishte infermierja 54-vjeçare Monica Calazans.

Sipas ministrit të shëndetësisë Eduarto Pazuello vaksinimi do të nis masivisht ditët në vijmë dhe do të shpërndahet në 27 vendet.

Brazili aktualisht ka 6 milionë doza të vaksinës kineze Sinovac dhe po pret ardhjen e 2 milionë dozave të tjera të AstraZeneca.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 8.488.099, ndërkohë që numri i viktimave është 209.868 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Pavarësisht se Brazili është vendi i tretë më i prekur në botë nga COVID-19, vaksinimi ka ardhur relativisht vonë në krahasim me vendet e tjera, megjithatë duke sikur kjo do të jetë “drita jeshile” për sa i përket minimizimit të infektimeve dhe viktimave.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'