EDITORIAL/ Më në fund një prokuror Shteti përballë antishtetit të Berishës

EDITORIAL/ Më në fund një prokuror Shteti përballë antishtetit të Berishës

Flamur Noka kercenon Altin Dumani

Sot në sallën e Parlamentit, për 4 orë rresht u transmetua Live një hendek i jashtëzakonshëm i realitetit shqiptar. Për herë të parë, njëri përballë tjetrit, pamë dy fytyra të ndryshme të vendit tonë. Prokurori Altin Dumani i thirrur për t’iu përgjigjur pyetjeve të Sali Berishës tregoi me gjithë qartësinë fytyrën e drejtësisë së re dhe atë të politikës së vjetër. Dumani i saktë dhe institucional në çdo përgjigje të tij u sulmua nga hijenat e etura për gjak të dërguara aty për t’u hakmarrë për arrestimin e Sali Berishës. Deputetët dukeshin prokurorë (ata të kohës së Enverit), ndërsa prokurori dukej një ligjvënës, si ata që udhëheqin demokracitë moderne.

Nëse qëllimi i Partisë Demokratike ishte të tregonte se Altin Dumani dhe e gjithë struktura e SPAK-ut janë një instrument politik, dështuan në projektin e tyre. Në të kundërtën, Dumani tregoi një ekuilibër të fortë, duke i kthyer opinionit publik imazhin e një njeriu të Shtetit (një nga të paktët që shihen nëpër ekrane televizive shqiptare) i aftë të mbajë distancë nga mazhoranca ashtu si nga opozita. Asnjë lëkundje përballë akuzave që vinin nga bankat e PD-së, asnjë dridhje qerpiku përballë insinuatave se Sali Berisha është i burgosur politik. Do të mund të ishte përgjigjur se Sali Berisha është në arrest shtëpie për shkak të zgjedhjes së tij: do t’i kishte mjaftuar të respektonte vendimin e  gjykatës dhe të paraqitej dy herë në muaj për të firmosur një dokument prezence dhe askush nuk do ta kishte penguar të vazhdonte si njeri i lirë jetën e tij politike, familjare dhe parlamentare. Por Sali Berisha e ndjen veten përmbi ligjin dhe vetëm për këtë arsye gjykata u detyrua të transformojë detyrim paraqitjen në arrest shtëpie pa e ndalur megjithate të bëjë mitingje përditë dhe të takojë kë të dëshirojë në shtëpinë e tij të shndërruar në seli partie. Një tolerancë që asnjë i burgosur i vërtetë politik nuk do të mund të gëzonte.

Shumë vetë kritikuan mënyrën se si u lejua që sekti ekstrem i PD-së të bombardonte Dumanin me pyetje që ishin insinuata dhe akuza më shumë se kërkesa për informacione siç procedura parlamentare e kërkon. Në fakt, në disa momente dukej si një sallë e inkuizicionit komunist, si ato e proceseve popullore që organizonte Enver Hoxha për t’u dhënë një shembull publik armiqve të vet. E në këtë mënyrë, në ferrin e urrejtjes dhe të hakmarrjes që u shndërrua parlamenti, ishte një deputet nën hetim për pastrim parash si Flamur Noka të cilit iu dha mundësia të nxjerri dufin e tij kundër prokurorit që po e heton, edhe pse i friksuar dukshëm derisa i mbahej goja. Dhe të tjetërt, që për servilizëm ndaj Sali Berishës (i munguar në sallë për arsye të njohura) arritën të hakmerren për kapon e tyre duke akuzuar Dumanin se e ka arrestuar ai padrejtësisht apo me porosi te Edi Rama. Dumani megjithatë nuk e humbi toruan as përballë Nokës dhe as përballë të tjerëve. U soll ashtu si duhet të sillet një prokuror i Republikës që është i vetmi që përfaqëson Shtetin: Me profesionalizëm dhe ekuilibër.

Plani i Sali Berishës për të “demaskuar” partizanerinë e SPAK-ut, dështoi. Dumani e mbajti lart flamurin e pavarësisë së tij dhe kjo për PD-në është më keq se një miting “madhështor” që në të vërtetë është katandisur me një grumbullim prej pak mijëra vetësh si ai i 11 korrikut. Dumani sot forcoi besueshmërinë e tij, duke iu dhënë sulmuesve të tij, ndoshta pa dashur, dënimin më të keq që ata mund të prisnin.

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MAFMUT HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 16/07/2024 12:41

    Mjaft tē kqija i ka sjell njeriu mē i zi nē historin e Shqipris Sali Sheqere Bajga. Tani ēshtē koha qē ky vemje me emrin Sssali tē paguaj pēr gjith krimet e gjith vjedhjet pa fund.

    Përgjigju
  • Dakord: 16/07/2024 08:13

    Spak ka mbështetjen e gjithë popullit shqiptar. Forca Dumani, sytë dhe shpresa jonë janë te ju.

    Përgjigju
    • Beni: 16/07/2024 11:26

      Respekte Zoti Dumani. Zoti te ruajte ty dhe familjen tende . Populli shqiptar eshte me ty me SPAK un per ndeshkimin e hajduteve me kollare ku nje pjese e tyre jane dhe vrases apo porosites vrasjesh

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë