Nga kanali i Otrantos për në Vlorë me not, Eva Buzo për Report Tv: Janë 91 km not, mbi 30 orë pa pushim! Synoj promovimin e Shqipërisë

Shqiptaro-Australiania Eva Buzo në një intervistë për Report Tv flet për nismën e fundit të saj për të kaluar me not Otranton, nga Italia në Shqipëri. Pak para nisjes ajo tha se do e ndërmarrë këtë aventurë që mendohet se do të zgjasë 30 orë, not pa pushim dhe stacion të fundit do të ketë plazhin e Vlorës.

Me orgjinë nga qyteti i Beratit, Eva Buzo thotë se qëllimi që po ndërmerr këtë nismë është për të promovuar bukuritë e natyrës shqiptare për më shumë vizitorë dhe respekt. Mes të tjerash ajo thotë se ka gjetur sponsor në Itali, por ende jo në Shqipëri.

Intervista e plotë për Report Tv

Zonja Buzo faleminderit që pranuat këtë intervistë për Report TV.
Faleminderit për ftesën jam shumë e gëzuar që po flas me ju.

Fillimisht diçka për ju, jeni me origjinë shqiptare apo jo?
Po, gjyshi im ka lindur dhe është rritur në qytetin e Beratit dhe ishte shumë krenar për këtë.

Jetoni në Sidney?
Po unë jetoj në Sideny.

A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri më parë?
Po, kam qenë disa herë. Fillimisht në 2015, ku patëm një takim me shumë pjesëtarë të fisit. Më kujtohet që gjyshi ka 4 motra atje dhe jemi familje e madhe. Kam shumë kushërinj e të afërm atje, që jam në kontakt. Kam ardhur edhe më pas, disa herë dhe kam parë plazhet e bukura të Shqipërisë, që frymëzuan këtë nismë timen. Kam shumë dashuri për Shqipërinë dhe mezi pres të kthehem atje sa më shpesh.

Qyteti juaj aktualisht është Sidney apo jo?
Po, kam lindur dhe jetoj këtu.

Po, në lidhje me këtë sfidë nuk është e lehtë, të kalosh Otranton me not, dhe të shkosh nga Italia në Shqipëri?
Nuk është e lehtë, janë 91 kilometra vetëm me not që duhen bërë dhe sipas federatës ndërkombëtare të notit, që përcakton edhe kriteret, nuk mund të mbajë pajisje të tjera përveç kostumit të notit dhe gjatë kohës që do të më duhet të notojë, nuk mund ta prek anijen që do të më shoqërojë. Pas 30 orësh do të mund të ndalojë nëse do të lodhem, vetëm për pauzën e nevojshme dhe të rifilloj përsëri. Dua që të ndërgjegjësoj opinionin publik ndërkombëtar për plazhet e bukura të Shqipërisë dhe përse ja vlen ta vizitosh dhe të notosh në to. Thonë që në kohë të mirë nga Otranto mund të shikohen malet e Shqipërisë, prandaj mezi pres që t’i shoh edhe unë.

Mesazhi kryesor që doni të jepni pas kësaj nisme, cili do të jetë përveç aspektit për plazhet?
Unë jam shumë krenare për origjinën time nga Shqipëria dhe jam e mrekulluar për natyrën malet plazhet, lumenjtë, dhe dua që nëpërmjet kësaj nisme sa më shumë Australianë ta njohin por edhe shtetas të tjerë.

Po në lidhje me organizatorët, jeni në kontakte me zyrtarë shqiptarë, apo italianë, apo është diçka private me donatorë dhe me sponsor?
Po kam kushërirën time Jonka, që po merret me zyrtarët shqiptarë, ndërsa në Itali, kam Pieron një mik që po merret me zyrtarët atje. Kemi disa sponsor që janë italianë, që merren me akomodomin, shpenzimet e udhëtimit, por nuk kemi asnjë sponsor nga Shqipëria, dhe nëse dikush do të na shkruajë në Instagram.

Keni kohë që keni filluar stërvitjen besoj?
Po, janë 30 ose 40 km not që kam bërë në javë. Dhe këtë periudhë kam bërë dhe 24 orë not pa pushim. Kështu që ndihem mirë fizikisht se mund ta bëjë.

Cila besoni se do të jetë sfida kryesore, distanca apo moti?
Fizikisht dhe besoj se mund t’ia dal, që të notoj 30 ose 40 orë pa pushim. Nuk është shqetësim ky aspekt, por aspekti që lidhet me nënën natyrë. Nuk mund ta kontrollosh erën, apo dallgët, apo atë që mund të dali atë ditë.

Sa do të zgjasë?
Ndoshta 30 orë.

Do të qëndroni me pushime pas kësaj sfide?
Padyshim që po, do të takojmë shumë miq e të afërme atje në plazhet e bukura dhe natyrën e Shqipërisë.

Zonja Buzo faleminderit për kohën, shumë suksese në këtë sfidë dhe ju pres në studion time. Shumë fat.
Faleminderit do të vij me kënaqësi.

 

Intervista e plotë

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Analisti: 23/06/2023 00:46

    Beni nje ure shqiperi - Itali ! Vetem 91 km jane nuk jane aq shume besoj e rrit me 390% GDP tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës