Për të aplikuar për kartë identiteti apo pasaportë biometrike në Lezhë duhet të zgjohesh herët dhe të presësh për orë të tëra. Pajisja me mjete identifikimi është kthyer në një mision të vështirë për qytetarët, pasi për të gjithë bashkinë e cila ka rreth 120 mijë banorë janë vetëm dy sportele. Qytetarët kërkojnë shtim të sporteve që kjo problematike të marrë zgjidhje.
"Kam aplikuar por duhet me pritur në radhë kot. Ja ku i ke të tëra bos, por jemi mësuar ne. Kur t'ju teket na thërrasin. Kam 2 orë për kartë identiteti. Rrallë boll për mungesë njerëzish. Duhet të ketë më shumë zyra. Duhet të ketë dhe në Bilnisht ku jemi ne. Nuk kemi pse të vijmë në Lezhë. Problem është se ne jemi në moshë dhe nuk mund të rrimë në këmbë’ thanë qytetarët.
Radhët e gjata në qendrat e aplikimit për mjetet identifikimi vijnë pasi gjatë këtij viti kanë skaduar një numër i konsiderueshëm mjetesh identifikimi.