Me padinë mbi tryezë, por ende në përgatitje...Kur do të vijë lëvizja e Metës kundër Dvoranit?!

Me padinë mbi tryezë, por ende në përgatitje...Kur do të vijë lëvizja e Metës kundër Dvoranit?!

TIRANË- Presidenti Ilir Meta nuk ka dorëzuar ditën e sotme (e hënë) në Prokurori padinë për shpërdorim detyre për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani, siç paralajmëroi tre ditë më parë.

Burime konfidenciale nga presidenca, bëjnë me tije se kreu i shtetit e ka në tryezë padinë e përgatitur, çka do të thotë se nuk është tërhequr nga vendimi i tij, por do ta dorëzojë në Prokurori në ditët në vijim brenda kësaj jave.

Nga ana tjetër, konfirmohet se vijon puna për përgatitjen e "videos përvëluese", për të cilët mësohet se nuk ka të bëjë me përgjime të zyrtarëve, por përmbledhje faktesh që tregojnë për kapjen e Reformës në Drejtësi nga ana e qeverisë.

Në një konferencë për mediat, tre ditë më parë Meta akuzoi kreun e KED-së Ardian Dvorani  se ka shpërdoruar detyrën pasi në datë 22 shtator botoi në Fletoren Zyrtare listat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Metës ajo ishte shkelje, pasi ligji përcakton se lista botohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe jo në Fletoren Zyrtare. Për presidenti Meta e gjitha është bërë me qëllim që Arta Vorpsi të vetëzgjidhej sipas mekanizmit zhbllokues, pasi kreu i shtetit nuk e ushtroi të drejtën e tij, duke e bërë Dvoranin fajtor kryesor për ngërçin kushtetues.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja