Më pak gra në lista, KQZ
gjobit PS e PD

Më pak gra në lista, KQZ<br />gjobit PS e PD
TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobit partitë politike të cilat nuk respektuan ligjin për përfaqësimin e gruas në listat e kandidatëve ne zgjedhjet e fundit vendore.Projekt/vendimi i KQZ-së për të gjobitur partitë ka sjellë debate në KQZ. Përfaqësuesi ligjor i socialistëve, Genci Gjonçaj pasi PS-ja ka kundërshtuar këtë vendim tëKQZ-së që sipas përfaqësueist ligjor Genci Gjonçajt është jashtë çdo afati ligjor.

PS PAGUAN GJOBËN MË TË LARTË
Bazuar në projekt/vendimin e KQZ-së, Partia Socialiste dhe LSI do të paguajnë vlerën më të madhe të ndëshkimit financiar pasi në listat e 8 Majit nuk futën 30% femra.
Kështu, PS do të paguajë 7 milion e 260 mijë lekë, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim me 6 milion e 360 mijë lekë. Partia Demokratike renditet e treta me 4 milionë e 590- mijë lekë. Ndërsa komisioni shtyu mbledhjen për procedurat që do ndiqen për partitë që do të gjobiten. Nga 54 parti që u regjistruan në këto zgjedhje vetëm Partia Bashkimit Popullor i Pensionistëve e ka respektuar përfaqësiminin në listat e grave në masën 30 përqind. Sipas informacionit që jep KQZ, të gjitha forcat politike kanë një detyrim prej 62 milion e 580 mijë lekë të reja lidhur me këtë shkelje të ligjit.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen