Shqipëria, Kosova dhe Malin i zi shpallen nga Gjermania si vende të sigurta të origjinës. Vendimi është marrë nga kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 landeve të Gjermanisë. Thënë ndryshe, tanimë shanset që të gjithë shqiptaret që mbërrijnë në Gjermani nga këto vende të fitojnë statusin e azilantit janë të pakta. 

Kancelarja Merkel tha në takimin e së enjtes se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do të shpallen vende të sigurta si pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar atë lum njerëzish që vijnë nga këto vende.

Në bazë të marrëveshjes të gjithë emigrantëve nuk do t'u jepen më para në dorë por ata do të paguhen në natyrë çka do të thotë se ata thjesht do të mbahen me ushqime dhe veshmbathje.

Nga janari deri në gusht, ata që kanë mbërritur nga Ballkani në Gjermani përbëjnë rreth 40% të gjithë aplikuesve për azil dhe deri tani vetëm 0.3% ka arritur ta përfitojë këtë status çka do të thotë se shanset për t'u miratuar si azilantë janë pothuajse zero.



Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)