Numri i të punësuarve ra me 19.444 persona në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me vitin e kaluar.
Prej vitesh sipërmarrja po ankohet për mungesën e punonjësve, dhe kjo gjë tashmë është edhe më e dukshme nga të dhënat e INSTAT.
“Në tremujorin e parë të vitit 2026, shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 58 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, ky tregues është ulur me 0,3 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 0,5 pikë përqindje”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave të INSTAT në vend janë të punësuar 1 milionë e 153 mijë persona, ndërsa numri i të papunëve llogaritet në 105 mijë.
Papunësia në Shqipëri në tremujorin e parë të vitit përllogaritet në 8.4%. Krahasuar me fundin e vitit të kaluar papunësia është rritur me 0.1%.
“Në tremujorin e parë të vitit 2026, shkalla e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,4%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, ky tregues është ulur me 0,3 pikë përqindje; Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,1 pikë përqindje”, thuhet në raportin e INSTAT.
Por teksa papunësia është rritur, vijon të mbetet i lartë edhe numri i punëkërkuesve në rreth 68 mijë persona.
Komente






