Me pamjen e tij si fëmijë por me moshë shumë herë më të madhe, blogeri rus shkakton sensacion të madh në internet

 Me pamjen e tij si fëmijë por me moshë shumë herë më të madhe, blogeri rus shkakton sensacion të madh në internet

Pamja e tij si fëmijë e ka bërë Hasbulla Magomedov shumë të famshëm dhe videot e tij janë bërë virale në të gjitha mediat sociale.

Hasbulla është një bloger nga Dagestani, Rusi dhe ka pothuajse 2 milionë ndjekës në rrjete sociale. Megjithatë ajo që e bëri të famshëm brenda natës, ishte një video e një sherri. Para pak ditësh ai madje ka sfiduar edhe ish-kampionin e peshave të lehta Henry Cejudo, sfidë të cilën ai e ka pranuar.  

Ai është 18 vjeç, por për shkak të gjendjes së tij, shumë njerëz mendojnë se është fëmijë.

Në mediat ruse raportohet se Hasbulla ka Growth Hormone Deficiency (GHD) – Mangësi të Hormonit të Rritjes, e njohur më shpesh si “nanizëm”.

 Ai ka një pamje dhe zë si fëmijë dhe 18-vjeçari është 1 metër i gjatë dhe peshon rreth 16 kilogramë .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!