NJË NGA NE/ Lodhjen dhe paragjykimet i harron kur shikon qytetin e tij të pastër.
Kur të tjerët janë ende duke fjetur, Lorenc Dhimitri merret me mbledhjen e inerteve dhe zbrazjen e kazanëve të mbeturinave në qytetin e Ersekës.
“Çohem gjithmonë në orën 5 për të kontribuar për një qytet më të pastër”, tha ai në emisionin "Një nga Ne" në Report tv.
Mbajtja pastër e qytetit është domosdoshmëri për shëndetin, sigurinë dhe pamjen e tij. Megjithatë, këta punonjës qëndrojnë shpesh në hije dhe përbuzen nga qytetarët.
“Çne ti të bësh këtë punë?!”
Komente të kësaj natyre, 49 vjeçari i hodhi pas krahëve. Puna nuk është turp, ndaj e pranoi pa hezitim kur ia ofruan.
1 dekadë mes paragjykimeve, lodhjes, vështirësive, por edhe kënaqësisë kur shikon qytetin të mirëmbajtur.
“Pastrimi është gjëja më prioritare për njeriun. Lodhja kuptohet, por kur puna del ashtu siç duhet, kënaqësia është e madhe. Të them të drejtën do doja të funksionoja me zanatin tim, me gurin”.
Më herët ka punuar gurgdhendës në Greqi. Kriza në shtetin grek e detyroi babanë e dy fëmijëve të rikthehej në vendlindje. Ëndrra iu ndërpre në mes, por nuk mbeti e fjetur në sirtar.
Lorenci dëshiron që të hapë një ekspozitë ndaj prej 2 vitesh po punon fort për ta realizuar këtë objektiv.
Sapo mbaron me pastrimin e qytetit, merr mjetet e punës dhe gdhend gurin. Herë pas here merr dhe ndonjë porosi, por nuk mjafton për të mbajtur familjen.
“Kur bën zanatin që dashuron nuk ndjen lodhje dhe mërzitje. Zhurma e çekanit është muzikë”
Me thjeshtësinë dhe sinqeritetin që e karakterizon na rikthen në vëmendje rëndësinë e profesioneve që shpesh herë nuk vlerësohen sa duhet.
Megjithatë, dikush duhet t’i bëjë këto punë sepse vetëm kështu mund të funksionojë bashkëjetesa në komunitet.
Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.5%
-
Gafë
52.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)
23 Dhjetor 2024, 15:34
-
Korçë/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak një shkëndijë elektrike! Shkrumbohet nga zjarri edhe një shtëpi në Kolonjë! Shpëtojnë familjarët (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:13
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor 2024, 16:41
-
FOTOT/ Mali i Gramozit dhuron pamje spektakolare, turistët shijojnë ‘magjinë’ e dëborës
3 Dhjetor 2024, 08:09
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor 2024, 19:15
-
Nënshkruhet në Azerbajxhan memorandumi i gazifikimit të Korçës, Me Emiratet Arabe firmoset marrëveshja për kompani të përbashkët energjetike
12 Nëntor 2024, 18:28
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor 2024, 15:10
-
'Përjetova tmerrin', tentoi të përdhunohej nga nipi i burrit, zbardhet dëshmia e 75-vjeçares: Theu dritaren e dhomës së gjumit! E sulmova me sa fuqi kisha, luftova e vetme
19 Tetor 2024, 13:00
-
Aksident i rëndë në Korçë-Ersekë, dy makina përplasen, njëra kthehet përmbys! Shoferja dhe dy pasagjerët përfundojnë në spital
15 Tetor 2024, 20:59
-
Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja
13 Tetor 2024, 16:12
-
Shkarkohet nga KPK prokurori i Korçës Dashnor Nure! Konfirmohet në detyrë prokurorja e Durrësit Oltiana Gjoni
4 Shtator 2024, 15:38
-
Segmenti i ri Ersekë-Leskovik, udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar
7 Gusht 2024, 08:29
PUNA eshte nder,,edhe pastrimi i qytetit eshte i domosdoshem,,ndryshe do vdesim me shpejt nga pluhuri dhe semundjet,,,por duhet qe pastrimi te behet me makina me furca qe thithin pluhurin ne rruge,,bashikia duhet ti bleje ato...,,
PërgjigjuLorenc shume Respekt per punën dhe dashurin per gurin, vazhdo kështu se mirë do të dali vetëm durim dhe dashuri per atë që bënë???? Flm Arbeni
PërgjigjuNuk ka asgje te keqe te jesh pastrues,tek ne pastruesit e rrugeve paguhen sa policet,vetem se ndryshe nga aty ne Shqiperi punojne me makina,nuk shikon njeri me fshese.Edhe ata qe mbledhin koshat/thaset cdo jave,qe paguhen gjithashtu nga bashkia,njelloj sa policet paguhen,vetem se kane kushte qe duhet te plotesojne si arsim i mesem,gjendje shendetsore e mire dhe duhet te kene nje fizik prej sportisti, se duhet te ngrene pesha.Ndersa per pastrimin e rrugeve me makina-vakum shikon dhe meshkuj e femra,kur behet fjale per kazanet/thaset eshte pune vetem e meshkujve.Shpresoj qe dhe aty t'ju paguajne mire bashkite!
PërgjigjuKa vajt pun e policit më dobët se pastruesit