Nën atmosferën festive të ditës së Verës, me evente të ndryshme në të gjithë Qarkun e Beratit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i pari i këtij qarku, zgjodhi të ndante nga ajri vizionin për zhvillimin e sektorit turistik, që ka hyrë tashmë në shinat e zhvillimit të një industrie turistike tē qendrueshme.
Në eventin "Berati Open Air", ku vetë ministri ishte protagonist, Klosi nënvizoi rëndësinë e gërshetimit të investimeve infrastruktore me ofertët historike, kulturore, natyrore lokale.
“Lagjja Kala, Mangalem, lagjja Goricë, kanë parë ndër shekuj, si ka ndryshuar ky qytet. E, ky lum që i ka përshkruar tashmë, është kthyer në një atraksion të madh publik. Unaza e re e qytetit, e cila kalon përbuzë lumit, do ta shndërrojë Beratin, në qytet pa ndotje, pa probleme që kanë të bëjnë me trafikun e rënduar të qytetit. Por po ashtu, edhe mali Partizan është një objektiv i ri, për t’u shndërruar në një atraksion të madh turistik. Rruga e Drobonikut, do të shënojë arritje të madhe për turizmin në Berat
Ndërhyrjet në lagjet muzele, Kala, Mangalem, Goricë, sistemimi i shtratit të Osumit, unaza e re e qytetit, parkimi i ri, rrugët hyrëse për në Berat, shndërrimi i sitit turistik të Dimalit në park arkeologjik, zhvillimi i disa pikave agroturistike të zonës, kantinave të verës e kombinuar me kulinarinë e mikpritjen beratase, do ta shndërrojnë shumë shpejt Qarkun në një destinacion të ofertës gjithëvjetore", tha ndër të tjera, Klosi.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Besimtarët e krishterë në Berat festojnë Krishtlindjet: Dashuri, begati dhe harmoni në çdo familje
25 Dhjetor, 11:37
-
VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit
25 Dhjetor, 09:03
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Ylli Pata: A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK?
20 Dhjetor, 19:33
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor, 16:49
-
Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë
19 Dhjetor, 16:26
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor, 22:31
Futi ndonje vize tek turizmi me Gledionin se e ke falas per fushate.
Përgjigju