Me parashutë mbi Berat, Klosi shpalos programin e turizmit nga ajri: Rrisim numrin e turistëve në qytet

Nën atmosferën festive të ditës së Verës, me evente të ndryshme në të gjithë Qarkun e Beratit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i pari i këtij qarku, zgjodhi të ndante nga ajri vizionin për zhvillimin e sektorit turistik, që ka hyrë tashmë në shinat e zhvillimit të një industrie turistike tē qendrueshme.

Në eventin "Berati Open Air",  ku vetë ministri ishte protagonist, Klosi nënvizoi rëndësinë e gërshetimit të investimeve infrastruktore me ofertët historike, kulturore, natyrore lokale. 

“Lagjja Kala, Mangalem, lagjja Goricë, kanë parë ndër shekuj, si ka ndryshuar ky qytet. E, ky lum që i ka përshkruar tashmë, është kthyer në një atraksion të madh publik. Unaza e re e qytetit, e cila kalon përbuzë lumit, do ta shndërrojë Beratin, në qytet pa ndotje, pa probleme që kanë të bëjnë me trafikun e rënduar të qytetit. Por po ashtu, edhe mali Partizan është një objektiv i ri, për t’u shndërruar në një atraksion të madh turistik. Rruga e Drobonikut, do të shënojë arritje të madhe për turizmin në Berat

Ndërhyrjet në lagjet muzele, Kala, Mangalem, Goricë, sistemimi i shtratit të Osumit, unaza e re e qytetit, parkimi i ri, rrugët hyrëse për në Berat, shndërrimi i sitit turistik të Dimalit në park arkeologjik, zhvillimi i disa pikave agroturistike të zonës, kantinave të verës e kombinuar me kulinarinë e mikpritjen beratase, do ta shndërrojnë shumë shpejt  Qarkun në një destinacion të ofertës gjithëvjetore", tha ndër të tjera, Klosi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasi: 14/03/2021 23:04

    Futi ndonje vize tek turizmi me Gledionin se e ke falas per fushate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?