LONDËR - Dy shqiptarë janë dënuar me me nga 12 muaj burg, pasi janë kapur me pasaportë false, duke u munduar që të futen në Britani të Madhe. Dy shqiptarët janë identifikuar si, Aleksandër Çota, 27 vjeç dhe Rudin Kaca, 21 vjeç.
I dënuar është edhe një kushëri i 21-vjeçarit Kaca, Luan Kaca, 31 vjeç. Ai u dënua për 20 muaj për dhënie ndihme për emigracion të paligjshëm, shkruan gazeta Uestern Telegraf. Luan Kaca, kishte pasaportë britanike dhe drejtonte me sukses një garazh për riparimin e makinave në Kardif.
Kushëriri bashkë me shokun e tij, donin që të futeshin në Britaninë e Madhe, për të punuar. Në datën 29 mars, Luan Kaca kishte udhëtuar me makinën e tij për në porti Fishguard dhe ishte i vetëm.
Por në kthim ai është kontrolluar nga policia kufitare, duke gjetur dy shqiptarët. Siç ka bërë të ditur policia, dy shqiptarët, 21 dhe 27 vjeç kishin me vete pasaporta greke. Pas ekzaminimeve pasaportat kanë rezultuar false, duke bërë që të dënohen nga gjykata.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com