VLORE - Një ditë pasi një biznesmen 52-vjeçar u gjet i vrarë në makinë në rrugën Transballkanike në Vlorë, policia ka vënë në pranga djalin e tij. 24-vjeçari Olsi Nexhipi nuk akuzohet për vrasjen e babait të tij, Hyqmet Nexhipi, por arrestimi erdhi pasi policia gjeti në banesën e tij një pistoletë dhe 115 gramë kanabis.
Policia thotë se gjatë kontrollit në banesë në lagjen "Kushtrimi", në një nga dhomat e shtëpisë u gjetën të fshehura arma e zjarrit tip Beretta, 11 fishekë të kalibrit 9 mm dhe sasia e vogël e lëndës narkotike.
Policia i kaloi materialet procedurale prokurorisë së Vlorës për armëmbajtje pa leje dhe shitje të narkotikëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com