Një 22-vjeçar nga Tirana është arrestuar në qendër të qytetit të Burrelit pasi po mbante në brez një armë zjarri të llojit pistoletë “Glock”, të cilën, i riu me iniciale I.R. e kishte pa leje.
Përveç armës, 22-vjeçarit iu gjetën dhe 10 fishekë, të cilët u sekuestruan. Ai akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento
Ehee nxirreni pinjollin per 48 ore se prap do ja degjoni krismen
Përgjigju