Ilir Beqaj me duar te lidhura prapa shpine në policinë e Tiranës! Report Tv siguron videon

Shqiptarja.com dhe Report Tv disponon videon e momentit kur Ilir Beqaj është shoqëruar me duar të lidhura prapa shpine në policinë e Tiranës.

Ai është arrestuar paraditen e sotme. Video është siguruar nga gazetari Sokol Dema.

Urdhër arrestet janë firmosur nga prokurorja Elida Kaçkini që urdheroi pak muaj më parë edhe kontrollin e banesës së Beqajt. Ndërkohë masat e sigurisë jan firmosur dje nga gjyqtarja e GJKKO-së, Rudina Palloi. 

"Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp' thuhet në një njoftim të shkurtër të SPAK" informoi SPAK në një njoftim të shkurtër. 


Lajmi kryesor:

Abuzime me fondet e BE-së në SASPAC/ Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj! Në pranga dhe Ermal Kurtulaj e Alfred Nikolla! Në total u firmosën 7 urdhërarreste (EMRAT)


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi