'Më prezantohej si i KQZ', Grida Duma: Në Rrogozhinë komisionerët u shantazhuan nga ish-kryetari i bashkisë dhe djali tij! Parlamenti trajektore, që na çon tek e gjitha ajo që duam

Grida Duma

E zgjedhura për deputetë në Qarkun e Tiranës, Grida Duma thotë se PD po përgatitet për grumbullimin e shumë materialeve të cilat do t’i përdorë si denoncime ndaj PS-së dhe atyre që kanë tjetërsuar votën e lirë.

Duma tregoi se në Rrogozhinë ditën e votimeve komisionerët e PD u shantazhuan nga ish-kreu i Bashkisë dhe djali i tij. Më pas ajo shtoi se një djalë që hiqej si i KQZ-së dhe u thoshte njerëzve të vazhdonin të hynin e të votonin, ishte një person me bexh fals.

'Mbledhja ka nisur në 18:00 dhe ka vijuar, qëndrimi ky është, si ai zyrtari po nesër do i vijojë takimet Basha me drejtues të PD-së, ky është qëndrimi që zgjedhjet nuk do të njihen. Gjëja që po bën Basha është më e natyrshmja që mund të ndodhë; të kërkohet hetimi i plotë i zgjedhjeve, që padyshim nuk kanë qenë të pastra. Ka pasur kërcënime, shit-blerje etj. Bëmë shumë sakrificë, mund, ndaj nuk duhet të demotivohemi dhe të manipulohet e vërteta. Ky është një moment i vështirë, unë i kam para këto manipulime. Nuk është 1,2 apo 4 vite. Çfarë kam parë unë, kam parë grupet që janë në Kavajë dhe Rrogozhinë. Të gjithë i kanë parë. E vërtetë, por kam bindjen absolute kur iu them që 3 orë para mbylljes së votimit, apo 1 orë pas mbylljes, adrenalina ishte që PD kishte fituar.

Në Rrogozhinë veprojnë 3 banda. Në 25 prill komisionerët më marrin dhe thonë ka ardhur ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës dhe djali i tij dhe na shajnë dhe na kërcënojnë se nuk po lejojmë votën familjare. Njoftova KQZ-në dhe u ndërpre votimi. Morën në telefon komisionerët dhe më thanë që ka ardhur një përfaqësues i KQZ-së dhe më thotë që vazhdoni punën. Fola dhe unë në telefon me këtë person dhe ai më prezantohej si i KQZ-së dhe i thoshte njerëzve futuni se s’ka asgjë. Erdhi një foto e këtij djali me bexh dhe ia çova foton KQZ-së dhe rezultoi se ky individi nuk ishte i KQZ, kishte marrë një bexh fals dhe vepronte si i KQZ-së. Bëra kallzim se kështu duhet të veprosh. Ka shkuar dosja për mashtrim, kërcënim e sharje, Ervis e kishte a diçka e tillë. Dosja që duhet të shkonte në SPAK më thanë i kanë kaluar prokurorisë së Kavajës sepse nuk e kanë konsideruar si krim zgjedhor.'- tha Duma në Open.

Nga ana tjetër ish-deputetja Grida Duma ka lënë të nënkuptohet se gjëja më e mirë që mund të bëjë Opozita është që të futet në Parlament. Duma u shpreh se Parlamenti është një trajektore e të gjithës, që do e çojë Opozitën në zbardhjen e krimit elektoral. 

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shifrat e frikshme të aksidenteve rrugore, i kujt mendoni se është faji?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rama publikon foton e veçantë nga Brukseli: Rruga për Tiron o knej