Me shpejtësi mbi 190 km/h dhe nuk i ndalojnë radarit, kapen në Vlorë shoferi nga Tirana dhe shqiptari i Kosovës! Në pranga 18 drejtues mjetesh gjatë 2 ditëve të fundit

Pavarësisht shtimit të kontrolleve në rrugë nga Policia Rrugore, sërish shoferët nuk duken të ndërgjegjësuar, teksa çdo ditë ndëshkohen një numër i lartë drejtuesish mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit. Policia bën me dije se gjatë 48 orëve të fundit Policia Rrugore ka çuar në pranga 18 drejtues mjetesh, 10 prej të cilëve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim pa leje drejtimi.

Ndërkohë, në aksin Fier-Vlorë, u pikasën nga radarët e policisë dy automjete, një “Land Rover” që drejtohej nga shtetasi B. S., nga Tirana, i cili qarkullonte me shpejtësi 194/km/h dhe një “Benz” që drejtohej nga një shtetas kosovar M. I., me banim në Zvicër, i cili qarkullonte me shpejtësi 191 km/h.

Të dy nuk i ndaluan patrullës së Policisë Rrugore me radar, ndërsa u kapën nga policia në Vlorë dhe janë ndëshkuar me masë administrative me nga 48.000 lekë të rinj secili. 

Kujtojmë se një rast i ngjashëm u regjistrua edhe një ditë më parë në të njëjtin aks, ky dy shqiptarë të Kosovës u kapën duke lëvizur me shpejtësi 225 km/h.

Po ashtu, Policia Rrugore ka goditur edhe një tjetër rast të mitëdhënies, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku drejtuesi i një motomjeti, shtetasi M. S., për të shmangur masën administrative pasi kishte kaluar me semafor të kuq, iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2500 lekë të rinj.  

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, u pikas nga radari mjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi B. K., nga Tirana, i cili qarkullonte me 160 km/h. Drejtuesi i mjetit u ndëshkua me 10.000 lekë gjobë, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje pikësh nga patenta.

Gjatë kontrolleve në 48 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 64 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia Rrugore apelon për të gjithë shoferët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.   

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi