Ajo që ndodhi të mërkurën e kësaj jave në Komsionin e Ekonomisë të Kuvendit të Shqipërisë, ndoshta vërtet mund të mos ketë precedent në historinë e parlamentarizmit në Shqipëri. Një funksionar i zgjedhur nga Kuvendi, për të ushtruar një detyrë të caktuar, siç është edhe ajo e Inspektorit të Përgjithshëm të BSH, nuk i përgjigjet ftesës së një prej organeve kolegjiale të brendshme të vetë Kuvendit. Nuk i përgjigjet asaj ftese, për t’u parqitur para anëtarëve të këtij organi ose Komisioni të përhershëm parlamentar, me pretendimin se Inspektori i Përgjithshëm i BSH (aktualisht znj. Elivar Golemi) nuk përfaqësokërka Bankën e Shqipërisë dhe se nuk mund të dëshmojë atje, se nuk e lejokërka ligji(?).
Pra, me pretendimin që ushqen shpresën e saj te një mbrojtje e rreme. Një mbrojtje e rreme, sepse ligji organik i Bankës as nuk ndalon dhe as nuk parashikon dhënien e dëshmive, term ky që do të zinte vend në rast paraqitjeje në prokurori apo në gjykatë. Çka nuk e ndalon ligji përkatës, madje edhe e parashikon, është dhënia e shpjegimeve për një çështje të caktuar para organeve parlamentare të një karakteri teknik e të specializuar, siç konsiderohet edhe Komisioni i Ekonomisë dhe Financave.
Megjithatë, pavarësisht se ndërkohë znj. Golemi u tregua e gatshme t’u përgjigjet me shkrim pyetjeve të deputetëve, kuptohet qartë që ajo i trembet – nën diktatin apo jo të Guvernatorit - ballafaqimit të drejtpërdrejtë me ‘ta dhe mundësisë së shpjegimeve të nevojshme që duhet të japë on line, në rast të hedhjes mbi tavolinën e Kuvendit të ndonjë raporti apo dokumenti të nënshkruar nga vetë ajo, apo të rekomandimeve të bëra nga organizatat ndërkombëtare financiare, me të cilat edhe Banka e Shqipërisë bashkëpunon dhe duhet të harmonizojë veprimtarinë e vet.
Gjithashtu, pavarësisht se znj. Golemi përbetohet që t’i ketë kryer me përkushtim të tëra detyrat e ngarkuara, krimi i vjedhjes së Thesarit të shtetit, për shembull, mbase do të ishte kryer në një shumë parash më të vogël dhe do të zbardhej më shpejt. Sidoqoftë, qëndrimi i saj ditën e pardjeshme, si edhe këmbëngulja për të mos u paraqitur në Kuvend as ditën e djeshme, nuk mund të mos kompromentojnë rëndë pozitën e kësaj zyrtareje, në raport me çka i adreson ligji ushtrimit të një funksioni të tillë, si edhe në marrëdhënie me organin më të lartë të pushtetit shtetëror, që ia ka besuar pikërisht asaj për një mandat pesëvjeçar kreun e auditit në Bankën e Shqipërisë.
Ky qëndrim refuzues ndaj trupës ligjvënëse apo të një pjese të saj, pa dyshim që do t’i irritonte anëtarët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, si edhe opinionin publik pas njohjes me lajmet e mësipërme. Kjo ka sjellë që deputetët e pranishëm, në pritje të ardhjes së pamundur të së ftuarës Golemi, nëse në fillim u treguan të gjerë, duke i lënë Elivar Golemit një mundësi të dytë për t’iu përgjigjur ballas pyetjeve të tyre, më pas kur ajo nuk deshi ta shfrytëzojë ofertën, ata u treguan të prerë, duke filluar procedurat parlamentare për shkarkimin e kësaj funksionareje.
Pikërisht tani fillon të shtrëngohet ngërçi, që nuk mund të zgjidhet aq lehtësisht, ashtu sikurse shprehen deputetët e indinjuar dhe publiku i revoltuar. Dhe, ky ngërç e ka zanafillën pikërisht te ligji bazë “Për Bankën e Shqipërisë” nr. 8269, datë 23.12.1997, një akt jo vetëm i vjetëruar në kohë, por edhe me shumë nonsense, handikape dhe mjaft ambiguitete, ç’ka ‘Shqiptarja.com’ i ka trajtuar në numrin e saj të 23 gushtit të kaluar te komenti i titulluar “Një vetëbesim kundërproduktiv në krye të BSH”.
Konkretisht, në këto rradhë të sotme, që u nxitën posaçerisht prej lajmit të pardjeshëm dhe atij të djeshëm rreth një ftese të papërfillur dhe një propozimi për ndëshkim, mund ta vëmë në dijeni lexuesin që në paragrafin 1 të nenit 54 të ligjit bazë “Për Bankën e Shqipërisë” parashikohet vërtet që Inspektori i Përgjithshëm i BSH zgjidhet nga Kuvendi dhe është pikërisht ky i fundit që mund t’ia ndërpresë mandatin atij, masë kjo e parashikuar edhe në Rregulloren e Parlamentit. Vërtet mund t’ia ndërpresë mandatin, por vetëm pasi dëgjon pretendimet dhe justifikimet e subjektit. Ndoshta te një e drejtë e tillë shpreson të mbrohet apo të fshihet Znj. Golemi, por harron që askush nuk mund të pritet pafundësisht nga Parlamenti.
Një shpresë tjetër e Elivar Golemit mbase qëndron te mbrojtja që mund të përfitojë ajo në bazë të paragrafit 3 të po këtij neni, i cili e vlerëson funskionin e Inspektorit të Përgjithshëm të barazvlefshëm me kryerjen prej tij të detyrës së Drejtuesit të Departamentit të Kontrollit të Bankës Qendrore të Shtetit, të një drejtuesi që nuk mund t’i emërojë vartësit e vet, kontrollorët pra, përveçse t’i propozojë ata për t’i emëruar Guvernatori. Kështu, Inspektori i Përgjithshëm dhe kontrollorët e BSH nuk janë të pavarur, por në një pozicion të formuluar në mënyrë evazive.
Prandaj, Golemi hap gojën dhe pretendon që Inspektori i Përgjithshëm nuk përfaqësokërka Bankën e Shqipërisë. Por, përse para pak muajve ajo, pa u ftuar nga askush, para Komisionit të Ekonomisë shoqëroi Guvernatorin Fullani në një thirrje që i bënë këtij deputetët? Nejse, shpresat e Golemit, se do ta mbrojnë disa dispozita ligjore jashtë shumë dispozitave të tjera, nuk janë veçse shpresa të rreme. Të atilla që, megjithë kapardisjet e znj. Elivar, shumë shpejt mund ta ta lënë në baltë atë.
Mirëpo, kjo që ndodhi me Inspektorin e Përgjithëm mund të ngjasë edhe me Guvernatorin, Zëvendësguvernatoren e parë dhe me ndonjë apo disa anëtarë të tjerë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës, të cilët janë vënë gjatë mandatit të tyre nën mbrojtje reale të një ligji, përtej ligjeve të tjera. Kështu, sipas nenit 46 të ligjit organik të këtij institucioni kryesor dhe kontrollues i të gjithë sistemit bankar të vendit, ndonëse zgjidhen nga Kuvendi, ky mund t’i shkarkojë vetëm pasi të merret për këtë masë ekstreme një vendim i shumicës së anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, pra të vetë atyre. Kështu, organi më i lartë i pushtetit shtetëror, që i zgjedh këta funksionarë, mund t’i shkarkojë “pas të vjeli”.
Nëse do të raportojnë apo jo ata, bashkërisht ose secili veçmas, para Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë, kjo varet nga vullneti apo edhe nga pastërtia e figurës së tyre gjatë ushtrimit të funksionit, çka në rastin më të mirë do t’i bënte të mos i druhen asnjë përballjeje të mundshme. Ama, kështu siç po venë punët, në opinionin publik ka nisur të qarkullojë pyetja: a ka mundësi që ata të sillen para deputetëve dhunësisht? Në ligjin për komisionet hetimore parlamentare parashikohet një masë e tillë, aq më tepër që komisioneve hetimore u njihet edhe ushtrimi i funksioneve kuazi gjyqësore. Ndërsa komisionet e përhershme, siç është edhe ky i Ekonomisë, nuk i kanë këto funksione.
Që këtej shtrohet pyetja tjetër: çfarë duhet të bëjë Kuvendi në situata të tilla, a mund të tolerohet kryesimi difektoz i Bankës Qendrore të shtetit, e cila sipas nenit 161/1 të Kushtetutës “ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare dhe të mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë”? Pas thellimit të hetimeve të Prokurorisë ndaj krimit të vjedhjes së Thesarit, Kuvendi sigurisht që do të punojë, i ndihmuar edhe nga ekspertiza ndërkombëtare, mbi hartimin dhe miratimin e një ligji të ri për Bankën e Shqipërisë, me qëllim që duke u ruajtur pavarësia e këtij institucioni kushtetues, të përsoset më tej profesionalizmi në veprimtarinë e tij dhe siguria e financave shqiptare.
Nëse në atë ligj do të parashikohet edhe ndryshimi apo riorganizimi i strukturave administrative dhe ato kryesuese (doemos, në përputhje me përcaktimet kushtetuese), e mundshme është që të ndërpriten mandatet e drejtuesve aktualë të Bankës së Shqipërisë, pra i Guvernatorit Fullani, Zëvendësguvernatores së Parë Gjoni, i anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikqyrës, si edhe i Inspektores së Përgjithshme.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com