Pas denoncimit të dy rasteve të Vlorës dhe Bulqizës, të cilët jetonin në banesa të reja dy katëshe, ndërkohë që përfitonin ndihmë ekonomike, të cilën s'e merrnin familjet në nevojë, kryeministri Edi Rama ka demaskuar me foto një tjetër qytetar këtë herë nga Malësia e Madhe.
Sipas Ramës, F.P ka në pronësi një vilë 3 katëshe, por merrte asistencë sociale, ndërsa një kryefamiljar pa të ardhura, A.H, po në Malësinë e Madhe, nuk përfitonte ndihmë ekonomike.

Postimi i plotë i Ramës:
Lart vila 3 katëshe e F.P në Malësinë e Madhe që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e A.H po në Malësinë e Madhe që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, F.P është përjashtuar dhe A.H është përfshirë në skemë.
/Shqiptarja.com

Fotot tregojnë qartë se cila nga kto dy familje është në nevojë. Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com