Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe që janë të mbledhura nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i aborteve në 2018 ishte 5,532, nga 5,279 që kishte qenë një vit më parë.
Prej 2014-s (shiko tabelën më poshtë), ku numri i aborteve u regjistrua 5,892, numri i tyre ka qenë në rënie, deri në vitin që lamë pas.
Nëse do të shikojmë përqindjen e aborteve sipas nivelit arsimor të gruas që e ka kryer atë, do të vëmë re se çereku i tyre janë me arsim universitar. 2018 shënoi një rritje të numrit të grave me arsim të lartë që kryejnë abort. Rënia e numrit të lindjeve, që ka sjellë dhe një rënie të treguesit të fertilitetit, por edhe rritja e numrit të aborteve, veçanërisht edhe te gratë me arsim të lartë, ndër të tjera është një tregues që gratë po rendin pas karrierës. Në vitin 2014, vetëm 15% e aborteve kryheshin nga gratë që ishin me arsim të lartë, ndërsa gati gjysma e tyre ishte nga gratë që kishin pak klasë shkollë.
Pamundësia ekonomike është një tjetër faktor që ka nxitur rënien e numrit të lindjeve, por edhe një nga arsyet kryesore që një grua merr vendimin për të ndërprerë një shtatzëni. Rreth 39.2% e grave që kryeson ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2018, ishin me arsim fillor, dhe rreth 31% e tyre me arsim të mesëm.
Më pak bebe po vijnë në jetë, Shqipëria po plaket me shpejtësi.
Në krahasim me 2014-n, rreth 6800 bebe më pak kanë ardhur në jetë në vend në 2018-n. Popullsia e vendit po tkurret me një ritëm të shpejtë, ku gratë po zgjedhin të lindin më pak dhe familjet bërthamë po bëhen gjithnjë e më të vogla në numër. Numri i lindjeve në 2018-n sipas INSTAT ishte 28,934, nga 35,760 që ishte në 2014-n./monitor/
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7788
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor, 14:09
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor, 16:53
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor, 10:18
-
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
24 Tetor, 16:47
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor, 07:45
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor, 21:06
-
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
13 Tetor, 17:34
-
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
4 Tetor, 12:08
-
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
1 Tetor, 13:00
-
Papa Françesku dënon ashpër abortin e fëmijëve: Mjekët që e kryejnë këtë procedurë janë vrasës
30 Shtator, 14:26
-
Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 mln turistë në 8 muaj! Vetëm në gusht mbi 2.1 mln të huaj
25 Shtator, 17:10
-
Turizmi nuk e rriti konsumin, tregtia në rënie të fortë! Krahasuar me korrikun, eksportet ranë me 32% dhe importet me 19%
17 Shtator, 16:41