Më shumë hapësira publike në bregdet dhe më pak terren për plazhet private. Kështu e përshkruan ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, sezonin turistik të këtij viti, teksa bën të ditur se numri i parcelave të plazheve publike është rritur me 67%, ndërsa sipërfaqja e tyre është zgjeruar me mbi 10% në të gjithë vendin.
Sipas Gonxhjes, për herë të parë plazhet që menaxhohen nga bashkitë ofrojnë edhe çadra dhe shezlongë me tarifa të miratuara nga këshillat bashkiakë. Ai thotë se kjo ka ndihmuar edhe në frenimin e abuzimeve me çmimet, duke garantuar më shumë akses dhe kosto të përballueshme për banorët dhe turistët.
Ministri veçon Sarandën si një nga bashkitë ku ky model po funksionon më mirë, ndërsa thekson se rezultatet janë tashmë të dukshme. "Më shumë plazhe publike, më shumë akses, cilësi dhe çmime të përballueshme për gjithë banorët e zonave, por edhe për turistët e shumtë që zgjedhin Shqipërinë", shprehet Gonxhja, duke shtuar se puna për përmirësimin e menaxhimit të plazheve do të vazhdojë.











Komente
Komento