Në Laboratorin e Imunohematologjisë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është instaluar platforma automatike me teknologjinë Real-Time PCR. Lajmi për këtë hap në diagnostikimin laboratorik në fushën e transfuzionit të gjakut është dhënë nga kryeministri Edi Rama përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.
Kjo teknologji lejon analizimin e ADN-së për të identifikuar me saktësi karakteristikat e gjakut të një individi (tipizim molekular). Si rezultat, përputhshmëria mes dhuruesit dhe pacientit bëhet shumë më e saktë, duke ulur rrezikun e reaksioneve gjatë transfuzionit dhe duke rritur sigurinë në procedura komplekse si transplantet.
“Mirëmëngjes dhe me instalimin e platformës inovative automatike me Real-Time PCR në Laboratorin e Imunohematologjisë të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, e cila mundëson tipizim molekular të gjakut, përputhshmëri më të saktë për pacientët dhe mbështetje për transfuzione e transplante më të sigurta, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.
Komente











