/ATSH-AFP/ - Një numër rekord prej 10 046 migrantësh kanë hyrë në Hungari dje që nga kufiri kroat, njoftoi sot policia.
Kjo shifër thyen rekordin e mëparshëm të 9 380 migrantëve që u regjistrua më 14 shtator, një ditë para mblylljes nga Budapesti të kufirit me Serbinë, nga ku tranzitonin shumica e refugjatëve.
Në 10 046 migrantë që hynë dje në Hungari, 9 939 vinin nga Kroacia, vend nga i cili tranziton që prej nëntë ditësh i gjithë fluksi i migrantëve në Ballkan.
Të mbërritur në kufirin kroato-hungarez, shumica e migrantëve dërgohen menjëherë drejt kufirit austriak nga autoritetet hungareze, nga ku ata vazhdojnë rrugën për në Gjermani.