Thirrjes së kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama që “shpirtrat e humbur të familjes që duan Shqipëri të re, të sjellin draftin”, i është përgjigjur Elisa Spiropali.
Deputetja, e cila prej disa muajsh ka përplasje me kryesocialistin, thotë se “do ta kemi marrëveshjen.” Këtë të fundit, e lë në duart e PS që “duhet të mbledhë mendjen” e “të vetëpastrohet”, shkruan ajo në një reagim në rrjetet sociale.
“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.
Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”, shprehet Spiropali.
Sfida e kreut të PS për socialistët erdhi gjatë mbledhjes së grupit të shtunën. Rama tha se kush nuk do të shkojë të sheshi i xhirimit dhe t’iu bashkohet protestuesve, të qëndrojë në PS dhe të shohë se karta për në BE është e historisë së Shqipërisë.
Komente












Zonja Spiropali ndoshta keni te drejte por si ka mundesi qe nuk folet para se te bini nga kali pir mbrapa apo u ndjeve keq kur u rrezuat
PërgjigjuZonje po do pushtet fitoje po jo nen emrin e partis socialiste se une per vete nuk ta jaoe voten. Bej parti tjeter bej cte duash po ne partin socialiste.Bukeshkalet ne nuk i mbeshtesim dhe ti je bukeshkale zonjee qe e ke bere germanium, tha mire dikush qe e ke bere si tirane kamez. Psen vetem ti e di..... po do ti dali tymi shpejt.
PërgjigjuPo ka fytyre kjo te jape mend? Sa ia hoqen karriket nje pas nje poshte prapanices, i doli mllefi. E pafe!
PërgjigjuSpiro pali qe flet per vetpastrim ajo qe vodhi kolonjaret apo tatimrt
PërgjigjuShko merr neo-maloken dhe Ben Malajn e hapni parti te re.Provojeni bythen ne zgjedhje jo me statuse ne facebook.
PërgjigjuShpresoj qe ta kete provu or teeeejjjjj
Coji draftin po trego njehere sa ke vjedhur ne dogane
PërgjigjuSpiro Pali turp te kesh je karjeriste e shemtuar e neverkteshme edi rama me i miri dhe i duhuri i shqiperise e ka larteeuar ne. Mjat me te larta shqiperise ne gezohem dhe krenohei per shqiperin per udheqsin qe e drejton Edi Rama eshte l pa zevensushel ne krenohemi me te