'Me Skënderbeun s'kemi fituar dy ndeshjet e fundit', Belica: Nuk jemi aty ku duam, por në fund do luftojmë për titullin

Fitorja 2-1 në ndeshjen e fundit kundër Teutës Partizanit nuk i ka shërbyer vetëm për pikët në klasifikim, por edhe në aspektin psikologjik. Të shtunën të kuqtë do të presin Skënderbeun në ‘Air Albania’.

“Skënderbeu ka treguar se di të jetë një rival i fortë. Mesa mbaj mend në dy ndeshjet e fundit kemi dalë barazim kështu që edhe sfida e radhës do jetë e fortë,”-tha Egzon Belica, futbollist i Partizanit.

Aktualisht Partizani është 9 pikë më pak se Tirana kryesuese, por sipas Belicës koha është e mjaftueshme për të rikuperuar.

“Kampionati është shumë i gjatë, ka edhe shumë ndeshje, shumë pikë në lojë. Ne synimet i kemi madhore. Fitoret e fundit na kanë mundësuar që disi të jemi të çliruar, por ne nuk jemi aty ku mendonim dhe dëshirojmë të jemi,”-deklaroi Egzon Belica, futbollist i Partizanit.

Pas 10 javësh kampionat Partizani renditet në vendin e 6 me 12 pikë, ndërsa pas Skënderbeut të mërkurën përballet me Vllazninë në transfertë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë