Në foltoren e tij në degën 7 në kryeqytet, Sali Berisha është frymëzuar nga adhuruesit e tij për protestën e 10 shkurtit. Çuditërisht, idetë e tyre përngjajnë shumë me ato të vetë liderit të PD që edhe në protestën e 24 janarit, u kujdes t’i nxiste drejt dhunës.
Duket se flakët e asaj nate nuk janë shuar ende për protestuesit që këtë herë duan të hakmerren. Një prej militantëve ka zbuluar skenarin e tij për protestën e radhës.
“Unë për veten time këtë radhë do të mbaj një spray në xhep që atij policit që do të më vijë, t’ia hedh në fytyrë dhe do iu them të gjithëve ta kemi nga një spray në xhep. Nuk them të marrim armë sepse ata janë njerëz të dhunës, por e njohin frikën doktor”, tha ai duke u duartrokitur nga të pranishmit e tjerë që duket se do e mbështesin pas pak ditësh.
E keqja e vetme e kësaj zbulese është se ndoshta policët mund të shkojnë të përgatitur dhe demokratët vetëm do të shpërdorojnë spray-n.
Komente












