'Më të mirët e vitit', 3 kampionët e tenisit në Durrës: Vlerësimi na motivon për të ardhmen! Trajneri: Infrastruktura shqetësuese, por na mban pasioni

Të rinjtë e Durrësit po tregojnë një lidhje të veçantë me sportin e tenisit, që vijon të mos jetë shumë i përhapur në vendin tonë. Gjithsesi tre tenistë të moshave të ndryshme janë vlerësuar si ‘sportistët e vitit’ nga federata e kësaj displine. Për ‘Report TV’ ata thonë se çmime të tilla janë motivim për të vazhduar në të ardhmen.

“Kemi fituar çmimin e sportistit të vitit për moshën U-16, personalisht. Është një shpërblim shumë i mirë, i vlefshëm për një punë të palodhshme dhe të pandarë,”-u shpreh Arlis Muka, tenist.

“Për mua të luaj tenis është një emocion shumë e madhe, një kënaqësi e madhe,”-tha Aleks Prifti, tenist.

“Tenisi është një sport shumë i vështirë që duhet ti përkushtohesh shumë që të arrish rezultate shumë të mira,”-deklaroi Anjel Hoxha, teniste.

Meritë për vlerësimin e tenistëve të rinj ka padiskutim trajneri durrsak Maks Prifti, i cili në përditshmërinë e tij përballet me shumë probleme që sporti ka në Shqipëri.

“Është rezultat i një punë të vazhdueshme disa vjeçare, në kohë të mirë dhe në disa raste jo shumë të përshtatshme. Infrastruktura lë për të dëshiruar, por pasioni dhe dëshira e fëmijëve është shumë e madhe. Rezultatet pas një pune të vazhdueshme vijnë vetë,"-tha Maks Prifti, trajner tenisi.

Për sportistët e ‘Tenis Plus’ vlerësimet kanë qenë të vazhdueshme nga federate e tenisit.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë