Futbollisti i njohur portugez është bërë qendra e të gjitha mediave pas akuzave për përdhunim. 34-vjeçarja, Kathyrn Mayorga akuzon Cristinao Ronaldo se e ka përdhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009, pas një nate të gjatë në një club. Lajmi u publikua nga gazeta gjermane “Der Spiegel” e cila do të përballet në gjyq me Ronaldon, pasi ky i fundit e ka paditur për shpifje.
Mirëpo së fundmi ka dalë në dritë një dokument që mudn të zbardhë të vërtetën se çfarë ka ndodhur në suitën e hotelit atë natë.
“Tani ne e dimë se çfarë ka ndodhur në suitën 57306 në Palms Place Hotel në Las Vegas, natën e 13 qershor 2009. Është versioni i parë i Cristiano Ronaldos (që do të ndryshohet më vonë: “Ishte sex i miratuar nga të dy’), zbuluar nga Der Spiegel dhe treguar nga lojtari në kohën e ngjarjeve për ekipin e tij të avokatëve: një avokat portugez dhe një studio ligjore nga Londra, e specializuar në menaxhimin e krizës, si dhe një studio tjetër nga Los Angeles (që kanë ndër klientët e tyre edhe Cameron Diaz dhe Jennifer Aniston) dhe në fund, një avokat nga Las Vegas me një tarifë për orë, prej 475 dollarë.
Një marrëdhënie seksuale me Kathryn Mayorga, jo si në një film romantik ( “Ishte e papritur, i nxituar dhe i ashpër”), e cila e lë gruan me shënja ( “Ajo përsëriste: jo, mos, unë nuk jam si gjithë të tjerat …” ) dhe ne fund, pranimi: «Në fund kam kërkuar falje». Ndeshja kundër vajzës së klubit të natës Rain, që akuzon për përdhunim, lojtarin e sapo blerë atëherë (2009) të Real Madridit, sapo ka filluar. A e ngriti zërin, bërtite ose ulërite? e pyetën avokatët: “Ajo tha” jo “dhe” mjaft “disa herë.””,- thuhet në artikullin e publikuar nga "Calciomercato"
Ndërkohë më tej shkruhet se procesverbali i deklarimit të bërë në vitin 2009 në policinë në Vegas, rezultatin e ekzaminimit mjekësor (plagë që avokatët e futbollistit supozojnë si të “vetë-shkaktuara”), veshja e saj dhe të brendshmet që kishte veshur në momentin e krimit të pretenduar: të gjitha janë zhdukur.
E kontaktuar nga “Der Spiegel”, policia e Las Vegas nuk ka komentuar. Ndërkohë kujtojmë që ylli i Juventusit kishte mbyllur një marrëveshje jashtë gjyqësorit duke i dhënë 375 mijë dollarë për heshtjen vajzës në fjalë.