'Më tha se kishte shokë nga Siria, në 2019 u zhduk djali'/ Rrëfehet nëna e Pëllumb Llakës nga Tepelena (VIDEO)

Pëllumb Llaka është një 41-vjecar nga Tepelena, që ka humbur çdo kontakt me familjen në gusht të vitit 2019. Pëllumbi jetonte prej 15-vitesh në ishullin e Kretës, dhe në dijeninë e familjarëve shoqërohej vetëm me sirianë, duke u bërë edhe përdorues i lëndëve narkotike. Në një lidhje telefonike nëna e të humburit, Donika Llaka, tregoi për gazetaren Odeta Dume edhe telefonatën e fundit që kishte realizuar me të birin.

“Në telefonatën e fundit më tha që do vish në shtator edhe ti në Kretë. Unë i kam thënë do të vi dhe më pas nuk më telefonoi më. Ende nuk e di arsyen se përse më kërkoi që të shkoja tek ai.  Për shkak të gjëndjes së vështirë ekonomike nuk udhëtova dot në Kretë. Prita një muaj, dy muaj dhe ka kaluar një vit dhe ai nuk është bërë më i gjallë. Unë si nënë kam frikë mos i ka ndodhur ndonjë gjë e keqe”- u shpreh Donika Llaka, nëna e Pëllumbit

41-vjecari gjatë periudhës që kishte jetuar në Greqi nuk kishte qënë i rregullt me kontaktet, madje sipas nënës ai nuk fliste as me të vëllanë dhe motrën. Për herë të fundit në Shqipëri kishte qënë ne vitin 2017, vit që kishte dalë dhe nga burgu. Pëllumb Llaka ishte dënuar me 4-vite heqje lirie, si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike. Pasi ishte lënë i lire nga drejtësia greke, ai vazhdonte të jetonte po në ishull dhe njihej në këtë vend me emrin Nikos.

“15 vite ka jetuar në Greqi, nuk e di se me cfarë merrej. Me vëllezërit dhe motrën nuk kishte kontakte fare. Me mua fliste pak dhe më thoshte kam punë dhe ma mbyllte telefonin. Nuk ishte i çiltër, më fshinte shumë gjera.  Djali shoqërohej me sirian. Në Kretë ndodhet edhe një e afërmja jonë, por nuk ka patur raporte të mira me të. Dyshoj se djali ka përfunduar sërisht në burg”- vazhdoi bisedën nëna e të humburit.

Gjatë trasmetimit live nuk munguan as informacionet, ku një emigrant me banim në Kretë tregoi se Pëllumb Llaka ndodhej në burg dhe ishte dënuar këtë herë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Stafi i emisioni “Pa Gjurmë” ka nisur tashmë kërkimet për të zbuluar gjurmët e 41-vjecarit nga Tepelena.

Jemi në kërkim të 41-vjecarit nga Tepelena ndaj kush e ka parë ju lutemi të na kontaktoni në: 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00 Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!