Manchester United ka humbur me shifrat 1-2 ndaj Brighton në ndeshjen e parë të Premier League. Ky ishte njëkohësisht edhe takimi i parë zyrtar për Ten Hag në drejtimin e djajve të kuq, por që nuk shkoi ashtu siç ishte imagjinuar më parë.
Cristiano Ronaldo e nisi nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 53. Megjithatë portugezi nuk arriti të linte gjurmë përballë Brighton. Si për ta bërë edhe më të tmerrshme të gjithën këtë panoramë ishin tifozët e Manchester United që janë përleshur me njëri-tjetrin në tribuna. /Sport Ekspres/

Komente

