TIRANË- Qeveria shqiptare do t’i rikthehet sërish nismës së Këshillimit Kombëtar, përmes së cilës do të pyesë qytetarët shqiptarë mbi politikat e qeverisjes, nismat, vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave apo çështje me rëndësi strategjike për vendin.
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ri që i hap rrugën procedurës së Këshillimit që qeveria e përdori edhe rreth një vit më parë.
E vjetra, u pagëzua “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, ndërsa këshillimi i dytë kombëtar miratuar nga Këshilli i Ministrave këtë të premte, mban moton: “Me ty për Shqipërinë që duam”.
Pyetësorët do të shpërndahen tek qytetarët në disa rrugë, qoftë nëpërmjet postës shqiptare, apo nëpërmjet rrugëve elektronike.
“Këshillimi Kombëtar” kryhet nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, e cila do të koordinojë këtë nismë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Këshillimi Kombëtar kryhet kur vlerësohet e nevojshme, jo më shpesh se dy herë në vit.
Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon që në momentin kur përfundon afati për plotësimin e pyetësorëve, të dhënat bëhen publike brenda katër javëve. Të dhënat përpilohen nga INSTAT.
Për herë të parë nisma e Këshillimit Kombëtar u prezantua nga kryeministri Edi Rama në dhjetor 2021. Anketa u publikua në janar 2022, ndërsa mbi gjysmë milioni shqiptar u shprehën pro legalizimit të kultivimit të kanabisit mjekësor. Përgjatë këshillimit, qytetarët shqiptar votuan edhe pro ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimin në BE. Asokohe, pjesa më e madhe prej tyre u shprehën kundër pasaportave të detyruara të vaksinimit.
Lexo këtu: Rezultatet e Këshillimit Kombëtar 2022
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
VKM/ Dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive
16 Janar, 13:05
-
‘Paketa e maleve’ në Report TV, Haxhimali: Përfituesit mund të jenë të tjerë! Jo rregulla në interes të atyre që kanë paranë, të mos betonizohet natyra
14 Janar, 14:55
-
Qeveria vendos kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara: Mbi 1 mld lekë për rreth 9 hektarë
10 Janar, 16:50
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës
9 Janar, 20:27
-
Qeveria miraton bonusin e ri për pensionistët 5- 10 mijë lekë, kalon dhe 'Paketa e Maleve'! Zgjatet deri më 2028 afati për kompensimin e ish pronarëve
9 Janar, 13:04
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59
Nise nga vetja Kryeminister,dhe pyeti Shqiptaret : A deshironi nje Kryeminister jasht etikes protokollare,te veshur me Qitjane !
PërgjigjuQe gjykon kedo pervec vehtes
Me Dymiqe si Abdyl Hamiti Qëmoti thuaj.