Pashkët Ortodokse u festuan edhe në Shkodër, qytetin verior të Shqipërisë ku shumica e popullsisë i përket besimit Katolik.
Me dhjetëra qytetarë ‘pushtuan’ Katedralen e qytetit, ku kryen lutjet dhe ritualet e tjera tradicionale të ditës së Pashkëve.
Besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin, kanë ndezur qirinj dhe kanë trokitur vezët e kuqe, që simbolizojnë gjakun e Jezu Krishtit.
Pashkët Ortodokse simbolizojnë ringjalljen e Jezu Krishtit, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh e dhune, dhe pas kryqëzimit të tij në ditën që njihet si ‘E Premtja e Zezë’.
Lajmi kryesor:
Krishti u ngjall! Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, Kryepeshkopi Joan: Bëni paqe në zemrën tuaj, ta përhapim në botë










