‘Më vjen turp nga këta qumështorë’, ish-trajneri i Ukrainës shpërthen pas humbjes me Shqipërinë: Ata shkëlqyen para nesh

‘Më vjen turp nga këta qumështorë’, ish-trajneri i Ukrainës shpërthen pas humbjes me Shqipërinë: Ata shkëlqyen para nesh

Jozsef Szabo

Ish-trajneri i kombëtares së Ukrainës Jozsef Szabo duket se është tepër i zhgënjyer ndaj verdhebluve pas humbjes 2-1 përballë Shqipërisë, mbrëmjen e 7 shtatorit në Pragë.

Jozsef Szabo i ka cilësuar “qumështorë” disa prej lojtarëve të Ukrainës, duke thënë se ata me atë paraqitje nuk do të mund të transferohen në skuadra të mëdha.

Sipas tij edhe ndaj Çekisë nuk pret asgjë të re nga ata, pasi çekët kanë një skuadër edhe më të fortë se Shqipëria.

“Më vjen turp dhe më dhembi shumë humbja e Ukrainës! Nuk kam fjetur gjithë natën për shkak të tyre! Kam qenë i shqetësuar gjatë gjithë natës. Këtë nuk e prisja. Do u bëj thirrje gazetarëve dhe eskpertëve tanë që të mos lavdërojnë futbollistët tanë dhe t’i bëjnë yje. Shaparenko nuk është te Real Madrid, Vanat nuk është te Barcelona. Ata janë ende duke pirë qumësht gjiri, ata nuk dinë të luajnë futboll.

Dje Tsigankov deshi të ndalte një top të lartë, por sfera i iku disa metra larg. Dhe ky është një lojtar i cili luan në La Liga, çfarë mund të themi për të tjerët? Nuk e kuptoj çfarë lloj futbolli është ky. Asnjë gjuajtje në portë në pjesën e parë, asnjë pasim para apo agresivitet. Çfarë do të ndodhë më pas?”, është shprehur ish-trajneri Szabo.

Më tej ai thotë se Shqipëria luajti shumë mirë, ndërsa lojtarët ukrainas u treguan qumështorë.

“Pavarësisht sa e trishtë mund të duket, ky është niveli i lojtarëve tanë, Shqipëria dukej e shkëlqyer në krahasim me ne. Unë nuk do të kritikoj Rebrov, pasi nuk e di se si është procesi stërvitor në ekipin kombëtar aktualisht. Por unë mund të them vetëm se lojtarët tanë e treguan se ishin ende “qumështorë”.

Do të jetë e vështirë për ta që të transferohen në Europë. Nuk pres asgjë të mirë as ndaj Çekisë, që ka një skuadër më të mirë se Shqipëria. Nuk mund ta harroj ndeshjen me Shqipërinë, ndaj j nuk do ta shoh atë me Çekinë, jam i nervozuar mjaftueshëm. Mendoj se Rebrov do të ndryshojë gjysmën e ekipit”, shtoi ai.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sherr mes grupeve, plagoset me thikë 25-vjeçari shqiptar

Itali/ Sherr mes grupeve, plagoset me thikë 25-vjeçari shqiptar