TIRANË - Në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit të atdheut, Ministria e Mbrojtjes dekoroi sot me “Medaljen e Mirënjohjes” 1000 veteranë për kontributin e dhënë gjatë luftës nacional çlirimtare.

I pranishëm ishte edhe zëvendëkryeministri Niko Peleshi, i cili në fjalën e tij, në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar, falënderoi veteranët për sakrificën e bërë në shërbim të atdheut. Peleshi theksoi se kjo sakrificë duhet të shërbejë si shembull për brezat e rinj.

Në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri nënvizoi se sfida e ardhshme e vendit është integrimi evropian, dhe për këtë nevojitet kontributi i të gjithëve.

“Kemi detyrimin për të dekoruar të gjithë qytetarët që kanë rrezikuar jetën në shërbim të atdheut. Miqtë dhe kolegët tuaj që kanë humbur jetën për atdheun tregon sakrificën që keni bërë. Ju sot nderoheni me medaljen e meritës si shprehje mirënjohje e kontributit që ju keni dhënë. Sakrifica juaj shërben si model për brezat e rinj. Vendi ka gjithmonë për mundin dhe përpjekjen e secilit, ashtu si 70 vjet më parë për çlirimin e atdheut edhe sot për integrimin e tij në BE.” u shpreh Peleshi.

70 vjetori i clirimit

Menjëherë pas kësaj, Minisrja e mbrojtjes Mimi Kodheli dhe vetë zëvendëskryeministri Peleshi si dhe personalitete të ushtrisë shqiptare, nderuan me medalje 1000 veteranët, ndërsa në mungesë të tyre medaljen e tërhoqën familjarët.


kodheli
kodheli

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)