Media britanike: 98% e shqiptarëve me urdhra dëbimi përdorin 'hile të ligjshme' për të qëndruar në Britaninë e Madhe

Media britanike: 98% e shqiptarëve me urdhra dëbimi përdorin 'hile të ligjshme' për të qëndruar në Britaninë e Madhe

Emigrantë të paligjshëm në Britani e Madhe

Gati 98 përqind e emigrantëve shqiptarë me urdhra dëbimi nga Britania e Madhe përdorin pajisje ligjore për t'i rezistuar kthimit në Shqipëri. Kështu shkruan media britanike Daily Mail duke theksuar se nga 1 mijë shqiptarë që përcaktuar për t’u deportuar, vetëm 25 prej tyre janë regjistruar si ‘Pa problem’ për t’u transportuar në Shqipëri.

median britanike shkruhet se kjo është një ‘hile e ligjshme’ që përdoret nga shqiptarët të cilët pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne. Një pjesë e madhe e tyre kanë kërkuar azil sipas ligjeve të të drejtave të njeriut.

Kjo vjen pasi Sekretarja e Brendshme Suella Braverman zbuloi javën e kaluar një projekt-ligj që ndalon migrantët që kalojnë kanalin ‘La Mansh’ që të kërkojnë azil.

Zonja Braverman tha se sistemi ishte mbingarkuar pas një rritjeje prej 500 për qind të varkave të vogla që kalonin Kanalin në dy vitet e fundit. Ajo shtoi se "valët e emigrantëve të paligjshëm që shkelin kufirin britanik do të përfundojnë vetëm kur ta kenë të qartë se Britania e Madhe do t'i dëbojë ata me shpejtësi.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak nënshkroi një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama në dhjetor të vitit të kaluar në përpjekje për të përshpejtuar depërtimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Sipas mediave të huaja, rreth 13 mijë shqiptarë arritën në Britani nga Franca gjatë vitit të kaluar duke përbërë një të tretën e të gjithë emigrantëve të mbërritur nëpërmjet kanalit të ‘La Mansh’.

Sipas autoriteteve britanike, shqiptarët të cilët kapen me qëllim për t’u deportuar drejt Shqipërisë, janë të trajnuar dhe e dinë çfarë të thonë në momentin që arrestohen.

Së fundmi, kryeministri britanik, Sunak dhe presidenti francez nënshkruan një marrëveshje 577 milionë dollarë e cila do të zbatohet mes dy vendeve me qëllim ndalimin e emigrantëve të paligjshëm që prekin brigjet e Mbretërisë së Bashkuar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Perkthyesja: 12/03/2023 23:03

    Sigurisht qe jane vetem 25, kur kane shoqata jo qeveritare si Medical Justice qe paguhet prej tyre t'ju leshoje raportet qe kane probleme shendetsore.

    Përgjigju
  • Alb: 12/03/2023 12:42

    Kjo ashte demokracija rrugash si qejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend