Media britanke: Dua Lipa po ndërton një shtëpi miliona dollarëshe në Shqipëri

Media britanke: Dua Lipa po ndërton një shtëpi miliona dollarëshe në Shqipëri

Dua Lipa

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po ndërton një rezidencë shumëmilionëshe në Sarandë, aty ku familja e saj i ka rrënjët, thotë një burim ekskluzivisht për "Page Six."

Media britanike shkruan se banesa e re në qytetin bregdetar do të ketë pamje madhështore nga deti Jon.

Fituesja e çmimit Grammy jetoi në Kosovë me familjen e saj nga mosha 11-15 vjeç, duke thënë për NPR , “Unë nuk do ta ndryshoja atë për asgjë në botë sepse me të vërtetë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam”.

Në vitin 2016, këngëtarja e “Levitating” dhe babai i saj themeluan fondacionin “Sunny Hill” për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Kosovë për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.

Dua zotëron një shtëpi në Londër dhe makina sportive, duke përfshirë një Jaguar I-Pace dhe Jaguar F-Type.

1/4
S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët