Media: Çimentoja e Fushë-Krujës
përdoret në ndërtimin e autostradës

Media: Çimentoja e Fushë-Krujës<br />përdoret në ndërtimin e autostradës
PRISHTINE- Media kosovare vijon të mbështesë tregtimin e lirë të çimentos që prodhohet në Shqipëri, e cila është bllokuar pas vendimit të fundit të qeverisë së Prishtinës për një taksë doganore prej 35 përqindësh. Në një artikull të publikuar sot, “Koha Ditore” shkruan se zyrtarë të Doganave në Shqipëri bëjnë të ditur që çimentoja e prodhuar në Fushë-Krujë tradicionalisht ka qenë çimento e cilësisë së lartë dhe përdoret për vepra të rëndësisë së veçantë për sa i përket konstruksionit, si ura, tunele, konstruksionet e pallateve shumëkatëshe etj. Çimenton e prodhuar në Fushë-Krujë e ka përdorur edhe kompania “Bechtel-Enka” në ndërtimin e urave dhe tunelit të Kalimashit në Shqipëri, por edhe në pjesën e Kosovës, ku markat e saj u janë nënshtruar analizave të hollësishme në laboratorët e kësaj kompanie.

”Transporti nga Hani i Elezit deri në Zhur apo Suharekë del me kosto më të lirë sesa nga Fushë-Kruja, por edhe pa TVSH. Atëherë pse ‘Bechtel-Enka’ nuk e mori çimenton nga ‘Sharrcemi’ në Han të Elezit”, ngrenë pyetjen ekspertët e doganave në Shqipëri. Specialistët theksojnë se vendimi i ministres Kusari-Lila për taksimin 35% të çimentos së importit është në kundërshtim me Marrëveshjen CEFTA. ”Nëse malli ka certifikatën e origjinës që e identifikon si prodhim vendor, ai përjashtohet nga taksat me përjashtim të TVSH-së, ndërkohë që çdo lloj ligji që hedh poshtë përjashtimin nga taksat është në kundërshtim me CEFTA-n”, saktësojnë ata.

Gjatë vitit 2011 janë eksportuar në Kosovë nga firma “Fushë-Kruja Cement Factory” 264480 tonë çimento. E krahasuar me vitin 2010, ka një rritje prej 144797 tonësh ose 1.2 herë më shumë. Edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, importi nga Shqipëria ka vazhduar të dominojë, pasi janë importuar 102 mijë tonë çimento.

Zyrtarë të Doganës së Kukësit pohojnë se fillimi i ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdar ka ndikuar në rritjen e vëllimit të eksportit të çimentos, e cila zë peshën kryesore në eksportet e Shqipërisë në drejtim të Kosovës. ”Cilësia, por edhe çmimi më i ulët, kanë bërë që çimentoja e Fushë-Krujës të jetë konkurruese në tregun e Kosovës”, argumentojnë zyrtarë të Doganës së Kukësit, të pyetur nga “Koha Ditore”.

Ndalohen 10 maune kontrabandë me çimento nga Maqedonia
Të paktën 10 kamionë çisterna janë ndaluar mbrëmë pas mesnate në terminalin doganor të Hanit të Elezit nga dogana kosovare, me dyshime për kontrabandë. Dëshmitarë okularë kanë bërë të ditur për KosovaOnline.info se dyshohet që maunet e ndaluara po kontrabandonin çimento të gatshme “rifuxhio” nga fabrika “Titan” në Maqedoni, ndërsa kanë deklaruar se po transportonin lëndë të parë (klinker) për fabrikën e vetme të çimentos në Kosovë, “Sharrcem”. Lajmi ende nuk është konfirmuar, por as përgënjeshtruar nga zyrtarë të Doganave të Kosovës.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje