ROMË - “Kur gratë me thonë se më detyrohen mua për ndërhyrjet kirurgjikale, pa mastectominë, unë u them: Mos më falendroni mua, por New York Times që në 2 korrik të vitit 1981 vendosi në faqen e parë zbulimin tim shkencor”.
Umberto Veronesi tregon për atë faqe të parë historike për të treguar aleancën e përhershme dhe të pandashme mes shkencës dhe medias. Dhe këtë e ka treguar duke festuar 20 vjetorin e LEO, Instituti Europian të Onkologjisë gjatë prezantimit të aktivitetit “Media dhe kanceri”.
Bashkë me të në podium ishin edhe drejtori i La Repubblica, Ezio Mauro, Mario Calabresi i La Stampa, Roberto Napoletano i Sole 24 Ore, Monica Maggioni e RaiNews 24 e Sara Varetto e Sky Tg 24. "15 vite më parë 1 në 30 italianë sëmurej me kancer, sot janë 1 në 3 dhe në të ardhmen do të jenë 1 në 2”, shpjegon onkologu Veronesi.
Por pavarësisht rritjes së rasteve, vdekja e personave nga kjo sëmundje nuk është rritur, thotë ai.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com