Media franceze AFP: Shqipëria trafikoi armë në Kongo që nga 2008

Sipas medias franceze AFP, Shqipëria ka dërguar armë në Kongo që nga viti 2008. AFP citon një raport konfidencial të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, ku thotë se disa vende, mes tyre dhe Shqipëria, "dërguan sasi të konsiderueshme armësh, municionesh, pajisjesh dhe automjete ushtarake" për ushtrinë në Kongo.

Sipas raportit që citon AFP, shkruhet se 'pajisje ushtarake janë dërguar në Kongo nga Shqipëria, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Sudani dhe Shtetet e Bashkuara, pa njoftuar Kombet e Bashkuara siç kërkohet nga rezoluta e vitit 2004. Pjesë e dërgesës kanë qenë edhe helikopterët civilë, por që janë përdorur për qëllime ushtarake"

Disa nga armët kanë rënë në duart e grupeve të armatosura që veprojnë në lindje të vendit. Pjesa lindore e Kongos është një nga “pikat e nxehta” të Afrikës, në të cilën brenda disa muajve më shumë se 1 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi gjysmë milioni janë larguar nga shtëpitë për shkak të trazirave.

Në atë zonë veprojnë grupe rebele të armatosura kundër qeverisë, ndërsa autoritetet e vendit kanë akuzuar në të kaluarën vendet fqinje se po kërkojnë t’i destabilizojnë vendin.

"Gjatë dekadës së fundit, një pjesë e madhe e logjistikës ajrore të Ushtrisë së Kongos (FARDC) mbështetej në një flotë të transportit të veçantë për civilë dhe vepronin në kundërshtim me normat dhe rregullat e aviacionit civil ndërkombëtar dhe kombëtar. Disa nga materialet e dorëzuara në FARDC u transferuan më vonë te grupet e armatosura në lindje" shkruan AFP sipas raportit që citon.

Edhe pse Kongo nuk ka nënshkruar asnjë embargo armësh, trajnimi i ushtrisë dhe dërgimi i armëve ndë drejtim të tyre duhet bërë në dijeni të OKB-së. Në rast se pretendimet qëndrojnë dhe raporti është i vërtetë, OKB mund të vendos sanksione që përfshijnë ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e pasurive të vendit.

Në lidhje me këtë raport të publikuar nga AFP kanë reaguar edhe autoritetet kineze duke thënë se po hetojnë në lidhje me këto pretendime, ndërsa Irani mohoi të kishte transferuar ndonjëherë ndonjë material në Kongo, duke ngritur frikën se pajisjet mund të jenë dërguar nga një 'palë e tretë'.

Në vitin 2012, Shqiptarja.com publikoi fotot e një avioni ushtarak "Ilushin 76" i kompanisë shtetërore Bjelloruse "Transavia Eksport", i ulur në Rinas. Mëngjesin e datës 25 Prill 2012 avioni po përgatitej që të nisej drejt Nigerisë, për të transportuar një sasie të madhe fishekësh nga Shqipëria drejt Nigerisë. Ndërkaq, një muaj para së të ulej avioni, kompania "Unimesko", e licencuar në vendin tonë për eksportin e armëve, po luante rolin e ndërmjetëses mes një kompanie izraelite të quajtur "DIGNIA Systems ltd" dhe Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e fishekëve. Nga ana e saj kompania izraelite kishte një kontratë me shtetin e Nigerisë për furnizimin me fishekë. Pronari i "Unimesko"-s ishte Andrzej Izdebzki dhe administratori Lorenc Goça. Ata ishin ortakë në një tjetër kompani me bashkëshorten e Ylli Zylës, në atë kohë kreut i Shërbimit Informativ Ushtarak.

Më parë, Organizata e Kombeve të Bashkuara, përmes një raporti, shprehej se Shqipëria, nën qeverisjen e PD-së, ka trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Avioni është një model "Ilushin 76" i kompanisë shtetërore Bjelloruse "TransaviaEksport"

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • socialisti: 20/06/2020 11:02

    Po pse nuk preçizonr se eshte edhe Usa edhe GB Israeli e shum te tjera ne ket trafik armest? Apo konçesjonet ne shqiperi me kompani ofshore jane normale ehe fisheket qe shiten jo. Mos u merrni me armet qe jane shitur se e kan ba me bekimin e shum gjeneralve te natos.

    Përgjigju
  • Rakipi: 20/06/2020 01:12

    Kjo PD ja vetem me trafiqe merret sa here vjen ne pushtet. Mendjen e kane ku te bejne para me lloj lloj pislliqesh. Kur vjen kjo parti jemi si katund i madh me beun, qehallaret dhe popullin fakir.

    Përgjigju
  • Guzi: 19/06/2020 20:35

    Interesant eshte fakti qe te famshmin Ylli Zyla, veshi pergjues i PD ne ate kohe dhe i perfolur ne afera armesh, e kane kthyer ne pune prane komandes mbeshtetese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja