Media franceze krahason bregdetin shqiptar me Karaibet, jehohë 5 atraksioneve turistike

Media franceze krahason bregdetin shqiptar me Karaibet, jehohë 5 atraksioneve turistike

Jeni duke kërkuar për një destinacion më pak të njohur për të kaluar pushimet? Shqipëria është vendi ideal, ende e mbrojtur nga mbipopullimi i turistëve. Së shpejti, ky vend pritet të bëhet një nga destinacionet kryesore verore, shkruan në një artikull e përditshmja franceze “News.day Fr”.

“Me një vijë bregdetare 363 kilometra, e cila laget nga detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ofron plazhe të mrekullueshme me rërë, gjire dhe dete të veçuar, shpesh të krahasuara me Karaibet. Përveç plazheve të shumta, vendi ofron edhe peizazhe piktoreske dhe qytete turistike”, kështu shkruan media franceze.

Disa nga qytetet më të mira në Shqipëri për të vizituar sipas medies franceze;

Apolonia, një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë

Është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, ku mund të eksploroni një sërë rrënojash e monumentesh të rëndësishme greke.

Vlora, pranë Italisë

E vendosur vetëm 72 kilometra nga bregdeti italian, në jug të Tiranës, qyteti i Vlorës është gjithashtu një nga qytetet më historike në Shqipëri. Pranë qytetit ndodhet plazhi i Jalës, një plazh i bukur i izoluar dhe i qetë. Qyteti ka gjithashtu një nga portet natyrore më të njohura në vend, në fund të të cilit ndodhet ishulli i Sazanit.

Dhërmiu, një nga plazhet më të bukura në Shqipëri

I vendosur në gjysmë të rrugës midis Vlorës dhe Sarandës në bregdetin e Jonit, fshati Dhërmi është një ndalesë thelbësore për çdo qëndrim në Rivierën Shqiptare. Ai është i njohur për peizazhet e tij me detin blu bruz dhe malet në sfond. Jo shumë larg plazhit të Dhërmiut, mund të vizitoni Shpellën e Piratëve, e aksesueshme me varkë ose traget.

Borshi, vendi ideal për të notuar në Rivierën Shqiptare

Ky fshat bregdetar në Rivierën Shqiptare është vendi ideal për një not në ujë të pastër duke vëzhguar peizazhin e mrekullueshëm malor. I njohur për plazhin dhe burimet e tij që zbresin nga mali, ofron një panoramë të bukur nga kalaja që dominon fshatin.

Saranda, një nga qytetet turistike më të rëndësishme në Shqipëri

Saranda ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në detin Jon. Është një nga qytetet turistike më të rëndësishme në bregdetin Jon dhe ndodhet afër Parkut Kombëtar të Butrintit i njohur nga UNESCO. Nga Saranda mund të bëni një ekskursion në rrënojat e Butrintit. Qyteti është gjithashtu vetëm 9 kilometra nga ishulli grek i Korfuzit./News.day Fr

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 20/02/2024 22:26

    Kush me e pas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë