Media gjermane reportazh për vendin tonë: Shqipëria destinacion i turizmit kulinar

Media gjermane reportazh për vendin tonë: Shqipëria destinacion i turizmit kulinar

Media gjermane, 'Welt.de', i ka kushtuar një reportazh vendit tonë ku shkruan se Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar. Në këtë reportazh përshkruhet me detaje se si është zhvilluar kulinaria në vendin tonë si pjesë e traditës. Po ashtu tregohen rrëfime të disa prej njerëzve të suksesshëm që kanë shkruar historinë e tyre në kulinarinë shqiptare.

Në lidhje me këtë artikull ka reaguar edhe kryeministri Rama ku shkruan se reportazhi i medias gjermane tregon se Shqipëria është trendi më i ri i turizmit kulinar.

"MIRËMËNGJES dhe me këtë reportazh të medias gjermane dedikuar Shqipërisë si trendi më i ri edhe sa i përket turizmit kulinar, ju uroj një ditë të mbarë" shkruan Rama.

Artikulli i i medias gjermane:

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar

Pallate të bardha të ndritshme me shtylla prej guri dhe shqiponja të arta mbi çati, shtëpi me fasada tërheqëse, kafene të populluara mbi tarraca, struktura me kupolë të stërmadhe e Katedrales moderne “Ngjallja e Krishtit”. Një udhëtim me taksi nëpër kryeqytetin e Shqipërisë është si një turne nëpër ndalesat kryesore të historisë shqiptare – dhe pse jo një pjesë e pazbuluar e Europës.

Vendi nuk është akoma i mbipopulluar, ndonëse shquhet për pushime në bregdetin e Adriatikut, me fshatra origjinale, çmime të arsyeshme, njerëz mikpritës dhe, mbi të gjitha, kuzhinën e shkëlqyer tradicionale. Ky vend ishte harruar prej kohësh. Shqipëria zë një sipërfaqe të vogël dhe ka arritur të ruajë shumë mirë traditën e saj të kulinarisë.

Rreth 55% e popullsisë punon në bujqësi; 20 për qind e zonës është tokë bujqësore pjellore. Korrupsioni, krimi dhe mungesa e ndërgjegjësimit mjedisor e kanë shoqëruar përshkrimin e këtij vendi prej shumë kohësh. Por vendi po zhvillohet me ritme të larta.

Ndikimet osmane, italiane dhe greke

Veçanërisht kuzhina dhe gastronomia e vendit pasqyrojnë këtë kombinim të egër. Perandoria Osmane, e cila u tërhoq prej saj në vitin 1912 pas 500 vitesh pushtim, të kujton kulturën e kafesë, e cila është gjerësisht e përhapur në verë në hijen e palmave dhe fiqve.

Zona e Bllokut është tani pjesa më argëtuese e Tiranës e mbushur me bare, restorante dhe klube. Përveç rrjeteve të supermarketeve dhe restoranteve fastfood, syri të kap pika të vogla fruta-perimesh dhe dyqane peshku.

Produktet e shumta vendase, të cilat vijnë nga fermat rreth e rrotull të shtojnë dëshirën për të vizituar një vend të cilin shumë pak e njohin. Kohët e fundit, Shqipëria, e cila ka qenë e izoluar prej shumë kohësh, po promovohet si një destinacion i ri i cili ja vlen të vizitohet. “Lonely Planet”, për shembull, e ka përfshirë në listën e “Destinacioneve më të mira për pushime në Europë për 2018”. Që prej vitit 2008, numri i turistëve është dyfishuar, dhe tashmë mbi 150.000 pushues nga Gjermania vizituan vendin në 2018.

Kuzhina tradicionale e Shqipërisë po modernizohet

Pjesa e parë e udhëtimit kulinar nëpër kuzhinën orientale-mesdhetare të Shqipërisë na çon në skajin e Parkut të Madh me liqenin e krijuar nga dora e njeriut, ku gjendet edhe një shatërvan tepër i këndshëm. Një ndërtesë e viteve ’70, fasada me elementë në ngjyrë portokalli.




Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!