Media izraelite: Mbi 5 mijë ushtarë janë plagosur nga fillimi i luftës

Media izraelite: Mbi 5 mijë ushtarë janë plagosur nga fillimi i luftës

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

1701725962_gtgtgt.JPG

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Më shumë se 5.000 ushtarë izraelitë janë plagosur në Gaza që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, me më shumë se 2.000 të njohur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes si invalidë, zbuloi një gazetë izraelite të shtunën (9 Dhjetor), duke shtuar se më shumë se 58% e të plagosurve kanë pësuar dëmtime serioze në duart dhe këmbët e tyre, duke bërë të nevojshme edhe amputime.

“Më shumë se 5.000 ushtarë të plagosur kanë mbërritur në spitalet në Izrael. Më shumë se 2.000 janë njohur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes si invalidë”, raporton gazeta izraelite Yedioth Ahronoth.

“Nuk kemi përjetuar kurrë diçka të tillë. Më shumë se 58 për qind e të plagosurve që marrim kanë lëndime serioze në duart dhe këmbët e tyre, duke përfshirë amputime. Rreth 12% e lëndimeve janë të brendshme që përbëhen nga dëmtimi i shpretkës, veshkave dhe këputja e organeve të brendshme. Rreth 7 për qind vuajnë nga shqetësime psikologjike, një numër që ne e dimë se do të rritet ndjeshëm”, tha për gazetën Limor Luria, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme dhe shefe e Departamentit të Rehabilitimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit.

Ushtria izraelite ka thënë se të paktën 420 ushtarë janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor.

Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake kundër Rripit të Gazës më 1 dhjetor pas përfundimit të pauzës humanitare njëjavore me grupin palestinez Hamas.

Të paktën 17.487 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 46.480 të tjerë janë plagosur në sulmet intensive ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është 1.200.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB sulmon Izraelin: Gjysma e popullsisë po vdes nga uria në Gaza! Hamasi: Asnjë peng s'do lirohet pa negociata! Netanyahu: Mos vdisni për Sinwar


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer