Media ndërkombëtare: Zgjedhjet lokale një hap kyç në negociatat për anëtarësimin në BE
TIRANË, 21 qershor /ATSH/ – Edhe media ndërkombëtare po i ndjek me interes zgjedhjet lokale në Shqipëri duke i cilësuar si një hap kyç në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Rreth 3,3 milionë zgjedhës do të votojnë për kryetarët e 61 bashkive dhe rreth 1 600 këshilltarët bashkiakë.Votimi proporcional me një raund u thirr […]
/ATSH/ - Edhe media ndërkombëtare po i ndjek me interes zgjedhjet lokale në Shqipëri duke i cilësuar si një hap kyç në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Rreth 3,3 milionë zgjedhës do të votojnë për kryetarët e 61 bashkive dhe rreth 1 600 këshilltarët bashkiakë.Votimi proporcional me një raund u thirr pas një reforme territoriale që parashikonte reduktimin e numrit të strukturave dhe të të zgjedhurve lokalë.
"Associated Press"
Shqiptarët filluan të votojnë sot në zgjedhjet lokale, një etape kyçe në përpjekjet e tyre për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Përveç rezultateve të dukshme në sistemin e drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Brukseli pret gjithashtu zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipërinë post-komuniste.
"L'express"
Shqiptarët votojnë sot në zgjedhjet lokale, shënuar nga disa incidente dhe raste të dukshme të intimidimit të zgjedhësve, zgjedhje që po mbikëqyren nga afër nga komuniteti ndërkombëtar.
"AFP"
Shqiptarët votojnë sot në zgjedhjet lokale, një test për koalicionin e majtë në pushtet që prej vitit 2013, por gjithashtu dhe për pjekurinë demokratike të këtij vendi ballkanik, kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
"Anadolu"
Rreth 3.370.206 shqiptarë me të drejtë vote do t'i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në vend. Risia e këtyre zgjedhje është se ato zhvillohen sipas ndarjes së re administrative të vendit, ku nga reforma territoriale e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, do të votohet për të zgjedhur kryetarët e rinj në 61 bashkitë e vendit. Më parë në Shqipëri ekzistonin 373 bashki dhe komuna.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor, 21:32
-
Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike
27 Dhjetor, 21:26