Përhapja e koronavirusit në Kinë ka siguruar terren pjellor për lulëzimin e teorive të komplotit dhe dezinformimin kudo në internet, por në Rusi ato po përhapen edhe në programe dhe edicionet e lajmeve ‘primetime’.
TV rus është gjithashtu unik për të pasur një ndikim të përgjithshëm dhe të qëndrueshëm në popullatë.
Një nga rrjetet kryesore televizive kombëtare, ‘Channel One’, madje ka nisur një slot të rregullt kushtuar teorive të komplotit të koronavirusit në programin kryesor të lajmeve të mbrëmjes, ‘Vremya’ (‘Koha’).
Stili i raportimit të lajmeve është i paqartë por me mjaftë teori komploti, të cilat në mënyrën si prezantohen, lënë te shikuesi përshtypjen se ato përmbajnë një doze të madhe të të vërtetës.
Një nga fjalët më të përdorura nga ‘Vremya’ kohët e fundit është "korona", që do të thotë kurorë si në latinisht ashtu edhe në rusisht, dhe duke përdorur shpesh fjalën Koronavirus, lajmi i fundit i TV ka bindur mjaftë njerëz se Donald Trump ka lidhje të padiskutueshme me virusin vrastar. Pse? Sepse ai dikur ka organizuar konkurset e bukurisë në të cilat fitueses i vendosej në kokë një Koronë (Kurorë)
Në fakt, shkencëtarët e quajtën virusin korona për shkak të formës së saj si kurorë, por prezantuesi i ‘Vremya’ thotë se teoria e fundit mbi Trump nuk duhet hedhur poshtë.
Kontrollet e gjakut për zyrtarët
Larg ekraneve televizive, shpërthimi i koronavirusit duket se po shkakton shqetësim serioz midis zyrtarëve rusë.
E përditshmja ruse ‘Vedomosti’ raporton se Kremlini ka nisur të kontrollojë tre here në ditë teperaturat trupore të Presidentit Vladimir Putin dhe zëdhënësit Dmitry Peskov.
Lajmi kryesor: