Media spanjolle: Shqipëria, vendi mesdhetar plot me xhevahire për t’u zbuluar

Media spanjolle: Shqipëria, vendi mesdhetar plot me xhevahire për t’u zbuluar

Revista spanjolle “20 Minutos” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura dhe më të përballueshme për të kaluar pushimet në vitin 2024.

Kur planifikojmë një udhëtim jashtë Spanjës, gjëja e parë që mendojmë është se do të na kushtojë shumë shtrenjtë.

Dhe nuk duhet të jetë kështu – pasi disa destinacione – të cilat nuk janë prekur ende nga turizmi masiv – ofrojnë pushimet e ëndrrave pa shpenzuar shumë.

Në të gjitha këto destinacione – ju mund të shijoni një verë relaksuese për rreth 40 euro në ditë, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe transportin lokal.

Në vendet si (Shqipëri, Greqi, Armeni, Sllovaki, Laos) – shumica në Evropën Lindore – mund të shijoni pushime të paharrueshme pa shpenzuar shumë para.

Shqipëria

Janë të panumërta arsyet për të vizituar Shqipërinë dhe një prej tyre është buxheti juaj.

Gjatë vizitës tuaj në vendin mesdhetar do të gjeni çmime shumë të lira, megjithëse kjo nuk është arsyeja më e rëndësishme, pasi territori i tij i vogël është plot me xhevahire për t’u zbuluar.

E vendosur në brigjet e detit Adriatik, në veri të Greqisë dhe përballë Italisë, për momentin pak turistë i njohin thesaret e mëdha që strehon.

Ka shumë vende interesante për të vizituar, që nga Berati piktoresk, i vendosur mbi një kodër dhe i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, deri te Riviera madhështore Shqiptare, e krahasueshme me bregdetin italian, por shumë më e përballueshme.

Dhe për më tepër, Shqipëria është plot me qytete të vogla magjepsëse që ia vlen të eksplorohen me një ritëm të ngadaltë./ ATSH

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore