Media turke TRT World i ka dedikuar një shkrim bregdetit shqiptar, sipas saj kërcënohet nga gërryerja.
“Një e treta e vijës së bregdetit më shumë se 400 kilometra gjatësi po gërryhet për shkak të një përzierje të rrezikshme nga ndryshimi i klimës dhe zhvillimi i çrregullt urban,” shkruan TRT.
“Në Shqipëri, erozioni bregdetar në Detin Adriatik gëlltit plazhet, pyjet dhe tokën. Erozioni jo vetëm që kërcënon kafshët e egra por edhe bizneset,” vazhdon media turke.
Shpesh herë e kemi dëgjuar në media këtë problem nga ambjenialistët por edhe mediat shqiptare teksa këto të fundit e kanë ngritur jo vetëm shqetësimin për gërryerjen e bregdetit por edhe për ndërtimin e pallate pranë vijës bregdetare.

Më tej media turke shkruan se fshatarët e zonave bregdetare kanë të ardhme të pasigurt, ndërsa peshkatarët e Shëngjinit kanë frikë se do të largohen nga shtëpitë e tyre ashtu si pelikanët dhe peshq të lënë në laguna,” përfundon TRT.
Problemet e përmendura më sipër nga TRT World janë reale për vendin tonë prandaj duhet të trajtohen me seriozitet që të mos jetë e pashmangshme në të ardhmen.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com