TIRANE- 10 vjet më parë, natën mes 9 dhe 10 janarit të vitit 2004, shqiptarët do të mbanin frymën para ekraneve televizive për tu informuar mbi një ngjarje të rëndë, që po ndodhte në det, diku në jug të kepit të Karaburunit.
Ishte një mbrëmje e ftohtë, që bashkë me reshjet që nisën gjatë natës nuk premtonin asgjë të mirë.
Një gomone e tejmbushur me bashkëatdhëtarë klandestinë, në kërkim të një jete më të mirë në brigjet përtej Adriatikut, ndodhej në vështirësi teknike dhe mjeti lundrues, së bashku me fatkeqët mbi të, rrezikonin të mbyteshin nga çasti në çast. Të mësuar me njoftimet kobzeza, që vinin herë pas here nga hapësira detare, lajme me shqiptarë të mbytur, të gjetur apo të humbur përjetësisht në ujrat e Adriatikut dhe Jonit, në rastin e 9 janarit të vitit 2004 tragjedia po konsumohej në sytë dhe veshët e të gjithëve.
Një telefonatë dëshpëruese, që kishte mbërritur në një redaksi TV dhe që u transmetua shumë shpesh gjatë asaj nate pa fund, pati një efekt magjik. Megjithë hamëndjet, thëniet e kundërthëniet, që vinin minut pas minuti; me celularët e bllokuar nga furia e telefonatave drejt gomonit-ishull në mes furisë së valëve; në kaosin që krijonte njoftimi për një gomone tjetër të mbushur me drogë, e që po përdorte si mbulesë mbytjen e më shumë se 35 njerëzve në det; të ndodhur në mes informacioneve të rreme dhe të vërtetave të drejtpërdrejta, shqiptarët kishin gjetur te media, një aleat, thuajse të panjohur në kulturën tonë të informacionit.
Ky element u nënvizua dukshëm paraditen e 10 janarit, kur helikopteri i NATO-s dalloi gomonen e tragjedisë, dhe kur disa orë më vonë në portin e vogël ushtarak të Sazanit nisën të numëroheshin veç të vdekurit, veç të mbijetuarit, ndërsa 20 km më tej, në Vlorë të afërmit e viktimave, thuajse të gjithë nga Shkodra e Malësia e saj nisën të luteshin, që djemtë e vajzat që ishin nisur drejt “parajsës së ëndërruar” të paktën të mos ishin pjesë e listës së të humburve, trupa të pajetë, që nuk janë gjetur sot e kësaj dite.
Qeveria shqiptare kishte humbur një betejë tjetër në luftën ndaj krimit, këtë herë në sytë e të gjithë shqiptarëve.
Zëdhënësi i NATO-s në vendin tonë, kol. Antonio Pasaro, në një konferencë shtypi të nesërmen e tragjedisë, pohoi se forcat e pranishme të Aleancës së Atlantikut Verior në vendin tonë nuk ishin njoftuar nga strukturat e shtetit shqiptar. NATO ishte lajmëruar për ngjarjen e rëndë nga një gazetar i ATSH-së, korespondent i një qyteti bregdetar, një tjetër përfaqësues i medias.
Megjithëse në mesin e vitit 2003, dy ish-kryeministrat e Shqipërisë dhe Italisë kishin djegur një gomone, duke simbolizuar fitoren e luftës së shtetit ndaj trafiqeve të paligjshme, tragjedia e 9 janarit të 10 vjetëve më parë, me 20 të vdekur dhe 8 të humbur, dëshmoi se tymi i gomones-simbol, thjesht kishte ndotur edhe më tej mjedisin shqiptar.
Trafiku kriminal i qënieve njerëzore, lëndës narkotike dhe armëve, mes dy brigjeve të Adriatikut, nisi të marrë goditje të rënda pas Moratoriumit për ndalimin 3-vjeçar të lundrimit të skafeve dhe gomoneve.
Më tej, një sërë masash të tjera: Aplikimi i ligjit për Rojen Bregdetare që përveç Policisë së shtetit, u jepte kompetenca të gjëra edhe mjeteve lundruese të Marinës ushtarake për zbatimin e ligjshmërisë detare; krijimi i Drejtorive rajonale të Kufirit dhe Migracionit; menaxhimi i integruar i kufijve; ngritja në Durrës e strukturave të të Qendrës NdërOperacionale Detare me përfaqësues nga shtatë ministri dhe institutione e agjenci të tjera ligjzbatuese, e bashkë me to edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për çmimin e vërtetë të jetës.
10 vjet pas 9 janarit të tragjedisë së gomones, ne shqiptarët lëvizim lirisht në Evropën e bashkuar.
Kemi paguar një haraç të rëndë, mes të cilëve edhe jetën e djemve, vajzave dhe familjarëve bashkëatdhëtarë, që mbrëmjen e ftohët dhe të lagësht të fillimjanarit 2004 kërkuan të mbërrinin në brigjet e ëndërruara në bordin e një gomoni kriminal.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com