TIRANE-ISIS përfiton nga vrasja e ambasadorit të Rusisë në Turqi duke shpërndarë një listë të ambasadave dhe zyrave konsullore ruse nëpër botë që do të jenë në shenjëstër sulmi.  

Sipas mediave britanike, xhihadistët kanë publikuar në internet një skedë PDF adresash konsullore ruse në botë ku mes tyre spikat dhe ambasada ruse në Tiranë.

Media britanike Daily Mail në një shkrim të saj ka cituar një listë të ambasadave dhe zyrave konsullore të cilat janë publikuar nga shteti islamik në mediat sociale.
Në listë më tej vihen re edhe ambasada të tjera si në Kampala, (Uganda), Teheran e Azerbajxhan.

Një publikim i tillë vjen vetëm dy ditë pas vrasjes se ambasadorit rus në Ankara Andrei Karlov, i cili u ekzekutua nga nje ish polic i cili rezulton se ka qënë edhe pjesë e forcave të sigurisë së presidentit Erdogan.
I riu në momentin e vrasjes thirri Hakmarrje për Alepo, ndërsa mediat turke e lidhin me Fetullah Gulen i akzuar si ideatori i grushtit të shtetit të ndodhur në 15 korrik të këtij viti.

Pas vrasjes së ambasadorit ka qënë vetë presidenti rus Putin i cili ka kërkuar që të shtohen masat e sigurisë në të gjitha ambasadat ruse në botë madje ai ka dërguar agjentë special 007 në Ankara dhe jo vetëm ku u vra dhe diplomati 62 vjecar Karlov.

Kujtojmë se Rusia është një nga shtetet kryesore e cila mbështet forcat qeveritare siriane  të Bashar al Assad  në luftën kundër shtetit islamikl. Ndërsa ditët e fundit evakuimi i civilëve nga Alepo  shoqërohet me probleme të shumta duke vënë në rrezik jetët e të pafajshmëve.
 


isisi

isis
(Faksimile nga lista ne PDF e ISIS)

(d.b/E/M/Shqiptarja.com)